Search

Biden zotohet t’i japë fund lehtësimeve të taksave për kompanitë e gazit që arrijnë vlerë prej 90 miliardë dollarëve

12 Korrik, 2021


Presidenti Biden është zotuar që të ndalojë lehtësimet e taksave për kompanitë që janë të përfshirë në bizneset e burimeve fosile, duke inkasuar kështu rreth 90 miliard dollar në të hyra të qeverisë federale, që ndryshe alokohen në subvencionim të këtyre aktiviteteve.

Këto komente Presidenti Biden i bëri në një konferencë për shtyp për të promovuar agjendën “Build Back Better” të mbajtur javën që lamë pas, ku arsyetoi propozimin teksa tha se “do të bëjë ndotësit që të pastrojnë rrëmujën që kanë bërë”, duke i referuar derdhjes së naftës, rrjedhjesë së gazit natyror dhe fatkeqësi të tjera.

“Ne nuk jemi duke kërkuar diçka që nuk është e drejtë. Ne vetëm se nuk do të subvencionojmë ata më, ata janë duke bërë mjaftë mirë faleminderit shumë”, tha Biden në konferencën për shtyp duke i’u drejtuar konglomerateve të naftës.

Komentet e Biden vijnë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit në SHBA, duke arritur nivelet më të larta në vite, mes presioneve inflacioniste që rezultojnë nga shtrëngimet e ofertës dhe kërkesës pandemike.

Në lidhje me thirrjen bërë drejt kompanive të naftës për të mbajtur ata përgjegjës për “rrëmujën” e shkaktuar dhe kontributeve të tyre të dëmshme në ngrohjen globale, Biden ka mbajtur takime me administratën që ai udhëheq për të disktuar strategjinë në adresim të “krziës klimatike”.

Në këtë mënyrë, ai poashtu përmendi se ka mbajtur takime me udhëheqës të shteteve perëndimore të SHBA, për të diskutuar rreth valëve të temperaturave ekstreme, thatësirave rekord, dhe sezonën e zjarreve që kanë kapluar rajonin.

“Ne nuk mund të presim më gjatë për të adresuar krizën klimatike. Ne e shohim me sytë tanë, dhe është koha që të veprojmë”, ka thënë Biden.

Ministrat e jashtëm të BE-së i japin fund subvencionimit të karburanteve fosile

Lexo më shumë

Biden bënë të disponueshme fondet në përpjekjet për të modernizuar rrjetin elektrik të SHBA

Lexo më shumë