Search

Ministrat e jashtëm të BE-së i japin fund subvencionimit të karburanteve fosile

26 Janar, 2021


Këtë të hënë, ministrat e jashtëm të BE-së kanë bërë thirrje për largimin e plotë nga karburanteve fosile dhe kanë rikonfirmuar angazhimin për të financuar masat për çështje klimatike.

Ata kanë kërkuar që edhe subvencionimi i karburanteve fosile të përfundojë, duke përfshirë edhe vendet e treta.

‘Diplomacia energjetike e BE-së do të dekurarojë të gjitha investimet e mëtejshme në projekte të infrastrukturës energjetike të bazuar në karburantet fosile në vendet e treta, përveç nëse ato janë plotëishst në përputhje me planet ambicioze dhe të definuara qartë drejt të qenit neutral ndaj klimës dhe objektivat afatgjate të Marrëvshjes së Parisit’, thuhet në konkludimet e mbledhjes, ka thënë Euractiv.

Ministrat e jashtëm vendosën sot Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane në zemër të diplomacisë së bllokut, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund energjisë së qymyrit dhe subvencioneve të karburanteve fosile kudo.

Për më shumë, Ministrat kanë vendosur që të gjitha marrëveshjet tregtare të BE-së, ndihmat dhe strategjitë mbi investimet e jashtme duhet të jenë në përputhje të plotë me ambicjet e bllokut për klimën.

‘BE do të sigurojë që të gjitha politikat tregtare si dhe marrëveshjet tregtate të jenë në përputhje me ambicjet klimatike të saj’, thuhet në draft-deklaratën e përbashkët.