Search

Biden bënë të disponueshme fondet në përpjekjet për të modernizuar rrjetin elektrik të SHBA

28 Prill, 2021


Qeveria Federale e SHBA ka thënë këtë të Marte se është duke bërë të disponueshme më shumë se 8 miliardë dollar për të ndërtuar dhe përmirësuar linjat e transmetimit të kombit, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar rrjetin elektrik të vjetërsuar dhe për të përmbushur objektivat ambicioz në lidhje me energjinë e pastër nga Presidenti Biden.

Administrata është poashtu duke u zotuar që të përshpejtoj proceset e dhënies së lejeve që janë vonuar tashmë për projektet e mëdha të transmisionit të cilat janë kyçe për të arritur objektivat e Biden.

Presidenti Joe Biden ka bërë të dituse ai se dëshiron që SHBA-të të prodhojn 100% energji të pastër deri në 2035, mirëpo, objektivi paraqet disa vështirësi jo të lehta.

Problemet apo më mirë të themi kërkesat, përfshijnë një rrjet elektrik të përshtatur sipas trendit të ndryshimit klimatik, pra për të bartur energji elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë tek rajone me popullatë të dendur.

Departamenti i Energjisë bënë të disponueshme 8.25 miliardë dollar në forma të huasë për projekte për të zhbllokuar burimet e ripërtërishme

Nevoja për më shumë energji solare, të erës dhe linja për të bartur elektricitetin tek shtëpitë nën planin e Biden është e jashtëzakonshme.

Në këtë mënyrë, Departamenti i Energjisë ka thënë se do të bëjë të disponueshme 8.25 miliardë dollar për zhvilluesit që të përmirësojnë aftësinë e rrjetit për të bartur energji të ripërtërishme nga burimet e erës dhe solare tek regjionet ku edhe paraqitet nevoja më e madhe.

“Këto investimet do të bëjnë sistemin tonë energjetik më të qëndrueshëm dhe elastic ndaj kërcënimeve dhe më të besueshëm gjersa ne rrisim kapacitetet tona të energjisë së pastër, duke krijuar mijëra vende të punës në këtë proces”, tha Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm, në një deklaratë.

Ndryshe, është bërë e ditur se 3.25 miliardë dollar do të bëhen të disponueshme në formë të huave për projekte të cilat zhbllokojnë burimet e ripërtërishme në regjionin Perëndimor të SHBA.

Ndërsa 5 miliardë dollar të tjerë, përsëri në formë të huave, do të mbështesin projekte në pronë të fiseve të njohura federalisht dhe në Korporata Vendase të Alaskës, duke përfshirë transmisionin për të lidhur projektet e erës në det të hapur.

Departamenti i transportimit do të ndihmoj të përshpejtoj përcaktimin e vendosjeve dhe sigurimin e lejeve për projektet e transmisionit duke ofruar përdorimin e autostradave publike dhe mundësive të tjera të transportimit, ka bërë të ditur Sekretari i Transportit, Pete Buttgieg.

Sigurimi i aprovimeve të nevojitura për të ndërtuar projekte madhore të transmisionit që kalojn shpesh vijat e shteteve kërkon një dekad apo më shumë, një proces ende pa filluar ndërtimi.

Mirëpo, veprimet e administratës janë një “hap gjigand” drejt ndërtimit të rrjetit të së ardhmes, tha Larry Gasteiger, drejtori ekzekutiv i Ëires, një grup tregtar i industrisë së transmetimit.

“Është e paprecedent të kemi një administrat që në mënyrë aktive mbështet zhvillimin e nevojshëm të transmisionit përgjatë shumicës së agjencive të saj”, tha ai.

Granholm shpall objektivin për të bërë energjinë e hidrogjenit dhe bateritë e automjeteve elektrike më të përballueshme

Lexo më shumë