Search

Biden zotohet të dyfishojë ndihmën amerikane për ndryshimin klimatik

22 Shtator, 2021


Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën se do të punojë me Kongresin për të dyfishuar fondet deri në vitin 2024 në 11.4 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar vendet në zhvillim të trajtojnë ndryshimet klimatike, ka raportuar Reuters.

Financimi do të ndihmojë të arrijë objektivin botëror të përcaktuar më shumë se një dekad më parë për 100 miliard dollar në vit për të mbështetur veprimin klimatik në vendet më pak të zhvilluara deri në 2020.

“Pjesa më e mirë është, bërja e këtyre investimeve ambicizioe nuk është vetëm politik e mirë klimatike, mirëpo është një mundësi për secilin prej vendeve tna të investojmë në vetëvete dhe në të ardhmen tonë”, ka thënë Biden në mbledhjen e liderëve botëror.

Biden bëri përkushtimin më pak se gjashtë javë para COP26 Konferencës për Ndryshimet Klimatike në Gllasgou të Skocisë.

Ndërkaq, pritësi i konferencës, Kryeministri Britanez Boris Johnson, tha që përmbushja e objektivit financiar është çelës për ndërtimin e besueshmërisë në mes të vende në zhvillim dhe atyre të zhvillaura në prag të negociatave të reja, duke marrë parasysh se vendet e zhvilluara kanë dështuar që të përmbushin premtimin e mobilizimit të 100 miliard dollar në vit nga objektivi fillestar i vitit 2020.

Thunberg kritikoi fjalimet e klimës dhe premtimet në OKB duke i cilësuar si boshe

Vendet në zhvillim kanë shtyer vendet e industrializuara që të ofrojnë asistencë financiare si ndihmë për të adoptuar më shpejtë teknologjitë e energjisë së pastër sidhe për të evituar përdorimin e karburanteve fosile dhe për të forcuar mbrojtjen ndaj ndikimeve të ndryshimit klimatik, përfshirë këtu fenomene si rritja e nivelit të përgjithshëm të ujit deri tek vapat ekstreme.

Në anën tjetër, disa grupe mjedisore kanë mirëpritur zotimin mëse të nevojshëm për të përforcuar marrëveshjen klimatike të Parisit para samitit të nëntorit në Skoci, mirëpo disa të tjerë ishin më pak të impresionuar nga fjalimi i Presidentit Biden, duke përfshirë edhe aktivistën e mirënjohur suedezen Greta Thunberg.

“Angazhimi i Presidentit Biden për të rritur financat ndërkombëtare të klimës në 11.4 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2024 është një shenjë e mirëseardhur dhe shumë e nevojshme që Shtetet e Bashkuara po marrin më në fund përgjegjësitë e tyre globale për klimën”, tha Rachel Cleetus, drejtore e politikave në Unionin e Shkencëtarëve.

“Është mjaft e lehtë të kuptohet pse emetuesit kryesorë të CO2 në botë dhe prodhuesit më të mëdhenj të lëndëve djegëse fosile duan të bëjnë të duket sikur po ndërmarrin veprime të mjaftueshme klimatike me fjalime të zbukuruara. Fakti që ata ende largohen nga kjo është një çështje tjetër”, shkroi Thunberg në Tëitter.

Për më tepër, Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, poashtu i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të hënën duke kritikuar se kanë mbetur prapa në dhënien e pjesës së tyre.

Gjigandët e G20 kanë alokuar më shumë fonde për burimet fosile se sa burimet e ripërtëritshme

Lexo më shumë