Search

Gjigandët e G20 kanë alokuar më shumë fonde për burimet fosile se sa burimet e ripërtëritshme

11 Gusht, 2021


G20 është një forum ndërqeveritar që përfshin 19 vende dhe Bashkimin Evropian. Ai punon për të adresuar çështjet kryesore që lidhen me ekonominë globale, të tilla si stabiliteti financiar ndërkombëtar, zbutja e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Mirëpo, që nga viti 2020 dhe fillimi i pandemisë COVID-19, vendet e G20 kanë zotuar të paktën 296 miliard dollar të parave publike në karburante fosile dhe vetëm 227 miliard dollar në zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme, sipas të dhënave nga Gjurmuesi i Politikave të Energjisë, ka raportuar balkangreenenergynews.

Në këtë mënyrë, të dhënat tregojnë se qeveritë e vendeve anëtare të forumit G20 kanë zotuar rreth 218 miliard dollar për naftë dhe gaz, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zotuar shumën më të madhe prej 72 miliard dollar.

Ndërkaq, ndjekës jo i largët ishte Mbretëria e Bashkuar me 42 miliard dollar, e ndjekur nga Kanadaja me 32 miliard dollar, India me 31 miliard, gjersa pjesëmarrja e Gjermanisë ishte 27 miliard krahas Francës me 23, dhe ekonomia mbase e dytë më e fortë në botë Kina me 20 miliard dollar.

Shifra zhgënjyese – Mbështetja financiare për burimet fosile në shumë raste nuk detyron zhvilluesit e projekteve të ulin emetimet e gazrave serrë

Ky njoftim mbase bëhet edhe më dekurajues duke marrë parasysh se të hënën është publikuar raporti i fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Raporti ka theksuar se një ulje intenzive dhe e shpejtë e emetimeve të karbonit përbënë mënyrën e vetme për evetiuar efektet ekstreme të ndryshimit klimatik.

Në mes të vendeve të G20, sasia më e madhe për energji të pastër ishte zotuar nga Kanadaja me 41 miliard dollar.

Ndërkaq, në vendin e dytë është rankuar India me 36 miliard dollar, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka zotuar 28 miliard dollar.

Duke parë llojin e energjisë, vendet e G20 kanë zotuar të paktën 218 miliard dollar në gaz dhe naftë, ndërsa kanë ndarë të paktën 46.5 miliard për thëngjill, nga të cilat 33.93 miliard dollar ishin dhënë pa kushte në kuptimin që zhvilluesit e projekte nuk kishin obligime për të ulur emetimet e gazrave serrë.

Vendet e G20 siguruan të paktën 11.19 milion euro për prodhimin e hidrogjenit nga burimet fosile.

Ndërkaq, G20 ka zotuar të paktën 19.55 miliard dollar për masa që mbulojnë burime të shumta fosile.

Në këtë mënyrë, balkangreenenergynews ka raportuar se qeveritë e G20 kanë zotuar të paktën 657.79 miliard dollar në mbështetje të llojeve të ndryshme të energjisë përmes politikave të reja apo të ndryshuara.

IEA: Vetëm 2 përqind e fondeve për rimëkëmbje ekonomike në botë i janë alokuar energjisë së pastër

Lexo më shumë

Biden zotohet t'i japë fund lehtësimeve të taksave për kompanitë e gazit që arrijnë vlerë prej 90 miliardë dollarëve

Lexo më shumë