BGF realizon punëtori edukative rreth energjisë në shkollat e Kosovës
February 28, 2025

Balkan Green Foundation përmesë projektit Sun is Our Power është duke realizuar punëtori edukative rreth tematikës së energjisë dhe mjedisit në shkolla publike në Kosovë.
Së fundmi BGF ka realizuar një puntori të tillë në në shkollën fillore “Ilmi Bahtijari” në Dragash. Ku 25 nxënës entuziastë ishin pjesëmarrës në këtë event traditor. Energji e pafund, mundësi pa fund!
Tematikat e kësaj puntorie janë energjia dhe burimet e ripërtërishme të energjisë, ndotja e ajrit dhe ndikimi i saj në shëndet dhe mbrojtja nga vërshimet dhe pasojat e tyre.
“Përmes aktiviteteve praktike dhe diskutimeve të shumta, nxënësit u inkurajuan të zhvillojnë mendimin kritik, duke analizuar të mirat dhe të këqijat e ndikimeve mjedisore. Me pyetje sfiduese dhe fakte interesante, ata treguan përkushtim dhe kreativitet në qasjen e tyre ndaj çështjeve të qëndrueshmërisë.” thuhet në postimin e BGF në Facebook rreth këtij eventi.
Për më tepër fondacioni ka njoftuar se disa nga nxënësit më aktiv do të jenë pjesë e kampit pranveror, ku do të thellojnë më tej njohuritë e fituara.
Në të ardhmen si pjesë e projektit puntori të tilla do të realizohen dhe me tre shkolla të tjera, duke zgjeruar ndikimin dhe përfshirjen e komuniteteve të reja.