Search

BERZH shqyrton mundësinë e financimit të parkut lundrues solar në Shqipëri

23 Shtator, 2020


BERZH ka përcaktuar datën 21 tetor si afatin e fundit për aprovimin e kredisë me vlerë 9,75 milion euro për projektin e parkut lundrues solar në rezervuarin e hidrocentralit Vau i Dejës, për prodhim të energjisë elektrike nga dielli. Pjesa tjetër e e financimit për projektin do të mbulohet nga prodhuesi publik i energjisë elektrike në Shqipëri – KESH, ndërmarrje kjo që ka në pronësi të vetën edhe rezervuarin e hidrocentralit Vau i Dejës dhe një numër hidrocentralesh të vendosura në lumin e Drinit.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se është duke shqyrtuar mundësinë e mbulimit financiar të projektit lundrues solar në Shqipëri. Projekti i prodhuesit publik të energjisë elektirke në Shqipëri – KESH me kapacitet prej 12.9 megavatësh, sjellë panelet solare lundruese në rezervuarin e Vaut të Dejës. BERZH ka thënë se është duke shqyrtuar të financojë me 9,75 milion euro projektin përmes kredisë.

Energjia elektrike e prodhuar nga sistemi i ri, i vlerësuar me 13.94 milion euro, do të shitet sipas kushteve të tregut. Sipas përmbledhjes së projektit të publikuar kohë më parë, afati i fundit për të aprovuar kredinë është 21 tetori.

KESH ka në pronësi hidro-gjeneratorë energjetikë me kapacitet prej 260 megavatësh në lumin e Drinit në afërsi të Shkodrës. Hidrocentrali ‘Vaji i Dejës’ është hidrocentrali i fundit i ndërtuar në lum. Duhet theksuar se Shqipëria ka paralajmëruar planet për ndërtimin e një hidrocentrali shtesë të emëruar ‘Skavica’ me kapacitet prej 210 megavatësh në rrjedhën e sipërme të lumit.

Në anën tjetër, projekti i ri lundrues solar në rezervuarin e Vaut të Dejës do të promovojë teknologjinë dhe do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve solare të rajonit përmes përdorimit efiçient të hidro-rezervuareve ekzistuese, ka thënë BERZH.

Në kohën kur po paralajmërohen plane për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, Statkraft është duke instaluar parkun e parë lundrues solar në Shqipëri të vendosur afër Elbasanit. Ky park do të ketë kapacitet prej 2 megavatësh.

Projekti i ri me kapacitet prej 12.9 megavatësh do të fuqizojë performancën financiare dhe operacionale të kompanisë publike KESH.

Projekti lundrues në këtë liqe artificial do të zbatohet në sipërfaqe prej 11.8 hektarësh, deri sa vendimi për kredi nga BERZH varet kryesisht nga ndikimi i projektuar i projektit në mjedis. BERZH ka njoftuar se studimet e ndikimit mjedisor dhe social janë duke u përgatitur.

Shqipëria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të diversifikuar miksin energjetik, që kryesisht mbulohet nga hidrocentralet. Vendi varet nga ndryshimet në hidrologjike dhe thatësirat e kohëpaskoheshme ndikojnë në rritje të jashtzakonshme të vlerave të importit të energjisë elektrike.