Search

BE: Viti 2024 një vit rekord për energjinë e pastër dhe çmimet e energjisë

January 13, 2025


Bashkimi Evropian ka prodhuar energji të pastër më shumë se kurrë më parë gjatë vitit 2024. Emetimet ishin 59% më të ulëta se në vitin 1990, ndërsa çmimet negative u shfaqën 1480 herë. Çmimi mesatar i shitjes me shumicë të energjisë elektrike për ditën përpara në BE ra me 16% nga viti 2023.

Sipas të dhënave të Eurelectric, viti 2024 ishte një vit me rekord për sektorin energjetik evropian. E vetmja anë që nuk ka pasur aq shumë përparim është ajo e konsumit. Kërkesa për energji nuk u rrit që nga kriza, kryesisht për shkak të konsumit të ulët industrial, sipas Eurelectric.

BE e ka mbyllur vitin 2024 me çmime më të ulëta të energjisë elektrike mesatarisht. Në vitin 2024, çmimet e tregut të shitjes me shumicë të ditës së ardhshme ranë në 82 euro për MWh nga 97 euro për MWh.

Mesatarja gjatë vitit duke mos konsideruar tremujorin e fundit  ishte edhe më e ulët – 76 euro për MWh. Gjatë dimrit si zakonishtë është vërejtur një rritje e çmimeve të gazit, kërkesa e lartë, mungesa e energjisë diellore dhe ditët pa erë të cilat si kombinim sollën rritje të çmimit të energjisë elektrike në Gjermani. Hungaria, Rumania dhe Suedi.

Paralelisht, çmimet negative thyen një rekord të ri këtë vit pasi u regjistruan 17% të rasteve në të paktën një zonë ofertuese.

Emetimet të ulëta nga sektori energjetik

Viti 2024 shënoi emetimet më të ulëta nga sektori energjetik i BE-së, me një rënie vjetore prej 13%. BRE-të kontribuan me 48% të prodhimit total të energjisë në BE, të ndjekura ngaenergjia  bërthamore, me 24% dhe lëndët djegëse fosile me 28%. Duke e bërë vitin e dytë me rradhë ku lëndët djegëse shënojnë përqindjen më të ulët.

Mirëpo kërkesa për energji ka pasur rritje minimale

Kërkesa për energji u rrit me më pak se 2% nga viti 2023, por mbeti më e ulët se nivelet e para krizës energjetike të vitit 2022. Eurelectric ia atribuon një pjesë të reduktimit të konsumit efiçencës më të lartë të energjisë dhe kursimeve. Megjithatë, sipas analistëve më shumë se 50% është shkaktuar nga ngadalësimi i zhvillimit industrial.

Në Gjermani, konsumi i energjisë i industrisë u ul me 13% në 2023 krahasuar me 2021 dhe pritet të jetë ulur dhe më tej në 2024 pasi prodhimi industrial ra me 4% nga viti në vit.

Eurelectric ka vlerësuar Marrëveshjen e pastër industriale si mundësinë ideale për të ofruar stimuj të rinj për të elektrizuar industrinë. Kjo marrëveshje mund të krijoj masa të tilla si: krijimi i një banke që promovon masat për elektrifik, zona të përshpejtuara të elektrifikimit dhe mekanizma të heqjes së rrezikut për marrëveshjet afatgjata të blerjes së energjisë.

/Balkan Green Energy News