Search

BE tenton të shpëtoj industrinë duke shtuar kapacitet shtesë të rrjetit

December 05, 2024


Në mandatin e saj të dytë të ardhshëm në Komisionin Evropian Ursula von der Leyen, zotohet të përmisoj infrastrukturën energjetike në të gjithë bllokun për të ndihmuar përparimin e BRE-ve.

Von der Leyen argumenton se këto lidhje do të ndihmojnë në uljen e kostove të energjisë për industrinë në BE, ku momentalisht paguhet dy deri në tre herë më shumë për energji sesa rivalët e tyre në SHBA dhe Kinë. Duke qenë se BE-ja parashikon se kërkesa për energji elektrike do të dyfishohet në vitet e ardhshme, nevoja për kapacitete shtesë në rrejet është e madhe.

Sipas Damian Cortinas, kryetar i bordit të shoqatës së operatorëve të rrjetit të BE-së ENTSO-E, lidhjet energjetike ndërkufitare të BE duhet të tregtojë 55% më shumë energji brenda vendit deri në vitin 2030.

Investimi i 60 miliardë euro në këto lidhje mund të kursejë 9 miliardë euro në vit duke filluar nga viti 2030, tha Cortinas, duke lejuar që energjia e tepërt e gjelbër të arrijë atje ku duhet në vend që të shkojë dëm. Rajonet mesdhetare kanë nevojë për më shumë energji gjatë verës, ndërsa Evropa Veriore konsumon më shumë në dimër – më shumë lidhje mund të lehtësojnë këto tendosje.

Dan Jørgensen, shefi i ardhshëm i BE-së për energjinë, argumentoi gjithashtu se nevojat e bllokut për infrastrukturën ndërkufitare janë “të mëdha” në një seancë javën e kaluar. “Nëse nuk kemi transmetim, nuk mund të ketë tranzicion,” tha ai.

Mbulimi i kostove të infrastrukturës

Për të përshpejtuar ndërtimin, Brukseli duhet t’u bëjë presion vendeve për të shkurtuar kohën për marrjen e lejeve, tha Cortinas, kryetarja e bordit të operatorëve të rrjetit të BE-së, dhe të bëjë ndryshime ligjore që u japin prodhuesve sigurinë e investimeve dhe ndajnë barrën financiare afatgjatë.

BE-ja aktualisht ka caktuar 6 miliardë euro për projektet e infrastrukturës energjetike midis 2021 dhe 2027 dhe ka pak kërkesa nga vendet më “të kursyera” për të rritur financimin, sipas diplomatit të BE-së.

Për lidhjet ndërkufitare ku investimi privat nuk është gjithmonë i mjaftueshëm, “ju duhen fonde [nga BE]”, tha diplomati. “Nga do të vijnë këto para?”

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se financimi i BE-së ka luajtur një “rol qendror” në realizimin e lidhjeve ndërkufitare.

“Duke parë përpara, është e qartë se puna për infrastrukturën e energjisë së pastër do të mbetet një prioritet,” shtoi zëdhënësi, duke vënë në dukje se ekzekutivi i BE-së ka plane për të përshpejtuar dhënien e lejeve dhe për të rritur investimet private.

/Politoco.eu