Search

Cilat janë përkushtimet që rrjedhin nga Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor?

19 Nëntor, 2020


Pas nënshkrimit të Deklaratës mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Sofje, vendet në rajon janë përkushtuar për një numër veprimesh duke përfshirë edhe instrumente të çmimit të karbonit dhe skema të përkrahjes së energjisë së ripërtëritshme të bazuazara në treg, si dhe ndërperjen e subvencionimit të qymyrit.

Palët kontraktuese, duke përfshirë edhe Kosovën, miratuan projekligjin e Klimës të BE-së, që fillimisht duhet miratuar në BE.

Rajoni është zotuar të punojë drejt synimit për të bërë kontinentin neutral ndaj karbonit deri në 2050, së bashku me Bashkimin Evropian, përmes politikave të rrepta klimatike dhe të reformimit të sektorëve të energjisë dhe transportit, thuhet në Deklaratën e Sofjes.

Zyrtarët e lartë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, kanë përkrahur Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në samitin e Sofjes, të mbajtur më 10 nëntor.

Sipas Deklaratës së Sofjes, vendet në rajon janë pajtuar të ftojnë Këshillin Rajonal të Bashkëpunimit për të koordinuar përgatitjen e planeve të veprimit dhe zbatimit.

Palët e kontraktuara janë përkushtuar të zbatojnë veprimet në pesë shtylla, që përfshijnë klimën, energjinë, mobilitetin, ekonominë qarkore, ndotjen, bujqësinë e qëndrueshme dhe prodhimin e ushqimit dhe biodiversitetin.

Lista e veprimeve

‘Ne angazhohemi të punojmë drejt synimit të vitit 2050 për një kontinent neutral të karbonit së bashku me BE-në, përmes integrimit të politikave të rrepta dhe reformimit të sektorëve të energjisë dhe transportit, dhe vecanërisht përmes veprimeve të mëposhtme’, lexon deklarata.

Disa nga veprime përfshijnë:

  • Harmonizimi me Ligjin e Klimës të BE-së, sapo i njejti të miratohet, me qëllim të arritjes së neutralitetit klimatik deri në vitin 2050;
  • Përcaktimi i synimeve të ardhshme të klimës dhe energjisë në përputhje me kornizën e Komunitetit të Energjisë dhe Acquis të BE-së, si dhe zhvillimi dhe zbatimi i planeve të integruara të energjisë dhe klimës me masa të qarta të disejnuara me qëllim të zvogëlimit të emetimeve të gazit në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duke integurar veprimet mbi klimën në të gjitha politikat përkatëse sektorale;
  • Vazhdimi i procesit të përafrimit me Skemën e Tregtimit të Emetimeve të BE-së, si dhe prezantimit të instrumenteve tjera të karbonit për të promovuar dekarbonizimin në rajon;
  • Të rishikojë dhe revidojë, aty ku është e nevojshme, gjithë legjislacionin përkatës për të mbështetur dekarbonizimin progresiv të sektorit të energjisë dhe për të siguruar zbatimin e plotë, vecanërisht përmes Komunitetit të Energjisë;
  • Të bashkëpunojë në përgatitjen e vlerësimit të ndikimit socio-ekonomik të dekarbonizimit në ekonomitë individuale dhe në nivel rajonal, me qëllim të mishërimit të tranzicionit të drejtë;
  • Vënia në prioritet e eficiencës së energjisë dhe përmirësimi në të gjitha sektorët;
  • Rritja e pjesëmarrjes së burimeve të energjisë së ripërtëritshme dhe sigurimi i kushteve të nevojshme për investime, në përputhje me legjislacionin dhe synimet e BE-së dhe të Komunitetit të Energjisë;
  • Të përkushtohen në zvogëlimin dhe largimin gradual të subvencionimit të qymyrit, në pajtim me rregullat e ndihmës shtetërore;
  • Pjesëmarrja aktive në iniciativat e tranzicionit të energjisë;