Search

Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Mekanizmi i ri financues në mbështetje të energjisë së ripërtërishme

22 Shtator, 2020


Komisioni Evropian ka publikuar rregullat e mekanizmit të ri financues që synon financimin e projekteve të energjisë së ripërtërishme të BE-së. Mekanizmi që do të fillojë së aplikuari në vitin 2021 dhe do të lehtësojë bashkëpunimin e vendeve anëtare të BE-së për të financuar dhe vendosur projektet e energjisë së ripërtritshme, në cilësinë e ‘pranuesit’ ose ‘kontribuesit’.

Energjia e prodhuar elektrike nga burime të ripërtëritshme do të ndihmojë vendet anëtare dhe aspiruese të BE-së në arritjen e objektivave për prodhimin e rrymës nga burime të ripërtëritshme dhe largimin e karbonit deri më 2050, në kuadër të qëllimeve të përkufizuara në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

“Për të reduktuar gazrat serrë të Evropës për të paktën 55% deri në vitin 2030, ne duhët që në mënyrë të konsiderueshme të rrisim pjesëmarrjen e energjisë së ripërtërishme. Ky mekanizëm ofron një mjet të ri për të shpërndarë më mirë investimet në projekte të enegjisë së pastër. Do të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare dhe d otë jetë një mbështetje përpjekjeve të rimëkëmbjes së gjelbër në vitet në vijim. Do të ndihmojë të stimulojë ekonomitë e Evropës duke iniciuar projekte të mëdha dhe duke mbështetëur bizneset e vogla dhe të mesme do të krijojnë vende të reja të punës”, tha Komisioneri për Energji në BE, Kadri Simson.

Sipas Rregullorës së Qeverisjes së Bashkimit të Energjisë, mekanizmi i ri do të administrohet nga Komisioni Evropian, me qëllim të bashkojë investitorët dhe zhvilluesit e projekteve nëpërmes tenderëve të rregullt publik.

Mekanizmi do të mundësojë që vendet anëtare ‘kontribuese’ të paguajnë kontribute financiare vullnetare për projekte energjetike në vendet që mund të cilësohen si vende ‘pranuese’ të këtyre projekteve.

Por, në bazë të vlerës dhe pjesëmarrjes në financim të projekteve të ripërtëritshme, energjia e prodhuar do t’i atribuohet edhe vendeve ‘kontribuese’, ani pse projektet nuk zhvillohen në ato vende.

Kësisoji, mekanizmi do të ndihmojë vendet anëtare për të arritur objektivat e tyre klimatike në kuadër të objektivave të përgjithshme të BE-së.

Çka janë vendet ‘kontribuese’ dhe ato ‘pranuese’!?

Vendet anëtare ‘kontribuese’ investojnë në projekte të energjisë së ripërtërishme në vende të tjera. Kjo lejon që ata të mbështesin projekte që janë më efiçente në kosto, dhe të investojnë në teknologji që nuk mundur të aplikohen në vendet e tyre – p.sh. investime në parqe të erës në det të hapur për vende që nuk kanë dalje në det, apo edhe energji solare për vendet që kanë më pak orë me diell krahasuar me vendet bregdetare.

Ndërsa, për vendet ‘pranuese’ anëtare, projektet e bashkëfinancuara për energji të ripërtërishme do të aplikohen në territorin e tyre. Kjo ju mundëson këtyre vendeve të përfitojnë në kuptim të furnizimit nacionale me energji elektrike, modernizim të sistemit të energjisë, investime brenda vendit që do të ndikojnë në krijim të vendeve të punës, dhe përmirësim të cilësisë të ajrit dhe sigurisë energjetike.