Search

BE dënon sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Kievit

06 Qershor, 2024


Bashkimi Evropian ka dënuar fuqishëm sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Kievin dhe ka një vullnet të fortë nga ana e qeverive europiane dhe gjithashtu industrive për të ofruar mbështetjen e nevojshme”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian, kur u pyet për sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike në Ukrainë.

Brukseli pret që autoritetet e Kievit me të cilat është në kontakt të paraqesin “listën e përditësuar të nevojave”.

Pasi të merret, ai do të ndahet me “grupin këshillues ndërkombëtar që ofron mbështetje për sistemin energjetik të Ukrainës”.

Deri më tani, mbështetja e BE-së ka ardhur “në formën e rritjes së eksporteve të energjisë elektrike nga BE-ja në Ukrainë për të siguruar mirëmbajtjen e energjisë elektrike, si në formën e mbështetjes teknike dhe pajisjeve për riparimin e infrastrukturës së sulmuar”, si dhe me dërgimin e gjeneratorëve.

/abcnews.al