Search

BE: Çmimet rekord të larta të energjisë bëjnë të mundur tranzicionin më të shpejtë të gjelbër

14 Shtator, 2021


Çmimet rekord të larta të energjisë elektrike në vendet e Bashkimit Evropian janë tregues se blloku duhet të heqë dorë nga karburantet fosile dhe të përshpejtojë kalimin në energjinë e gjelbër, tha të martën zyrtari kryesor i BE -së për ndryshimet klimatike, përcjell Reuters.

Çmimet e energjisë elektrike me shumicë në Evropë janë dyfishuar këtë vit, ndryshim ky që është shtyerë nga faktorë që përfshinë rritje të çmimit të thëngjillit dhe gazit, rritje të çmimit të CO2 dhe prodhim më i ulët se zakonisht i BRE-ve.

Marrëveshja e Gjelbër e BE kërkon të rindërtojë ekonominë e bllokut për të arritur objektivin e net zero emetimeve të gazrave serrë deri në vitin 2050 – një qëllim që do të kërkojë investime të mëdha në energji dhe infrastrukturë me karbon të ulët.

“Nëse do kishim Marrëveshjen e Gjelbër pesë vite më herët, ne nuk do të ishim në këtë pozitë sepse atëherë ne do të kishim më pak varësi ndaj burimeve fosile dhe gazit natyral”, ka thënë nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Timmermas tha që ndonëse çmimet e karburanteve fosile janë rritur ndjeshëm, kostot për gjenerim të energjisë nga burimet e ripërtëritshme kanë qëndruar të ulëta dhe stabile.

Kjo duhet të inkurajoj BE-në që të përshpejtoj tanzicionin e saj të gjelbër, për të siguruar që më shumë qytetarë kanë qasje në energji të të përballueshme të ripërtëritshme, ka thënë ai.

Çmimet Evropiane të karbonit, që ndikojnë koston e energjisë elektrke, poashtu janë rritur për të shënuar nivele rekord këtë vit, mirëpo Timmermans tha që nuk ishin fajtori kryesor i kostosë së lartë të energjisë.

“Vetëm rreth një e pesta e rritjes së çmimit të energjisë mund t’i atribuohet rritjes së çmimit të CO2”, ka thënë ai.

Kontrata standarde e karbonit e BE-së tregtohet në rreth 61-euro për një ton, jo shumë larg nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave këtë muaj, pasi objektivat më ambiciozë të klimës të BE-së kanë ndihmuar çmimet.

Një analizë nga Banka e Spanjës publikuar muajin e kaluar tha që çmimet e gazit ishin përgjegjëse për përafërsisht gjysmën e rritjes së fundit të çmimeve të energjisë elektrike në Spanjë, teksa karboni ishte shkaktarë për vetëm një të pestën e rritjes së çmimit.

Mirëpo, me qëllimin për të lur koston e energjisë, qeveria spanjolle ka thënë këtë javë se do të vendos një një limit për çmimet e gazit, do të ulë taksat dhe do të ri-alokoj profitetet e kompanive energjetike.

Ajo poashtu planifikon që të vendos në ankandë 3.3 gigavat të kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme, duke shpresuar se ndërtimi i energjisë së pastër do të ulë çmimet në periudha afatgjatë.