Search

Aprovohen 1.1MW kapacitet si prosumator dhe Bilanci i Energjisë për këtë vit

May 05, 2025


Bordi i ZRRE-së ka aprovuar 18 autorizime për vet-konsum të energjisë së ripërtëritshme si dhe Bilancinë vjetor të energjisë elektrike dhe termike.

Më 30.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e pestë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2025.

Ky dokument paraqet planifikimin vjetor të prodhimit dhe kërkesës për energji elektrike dhe termike, si dhe parashikimin për import dhe eksport të energjisë elektrike dhe humbjet në rrjetet e transmetimit dhe shpërndarjes të energjisë. Bilanci i energjisë hartohet çdo vit nga KOSTT, ngrohtorja e kryeqytetit TermoKos dhe ngrohtoja e Gjakovës.

Në këtë seancë poashtu janë shqyrtuar dhe aprovuar kërkesa për për marrjen e autorizimeve për vetë-konsum (prosumator). Pjesë e këtyre kërkesave ishin shtatë aplikacione nga personat fizik dhe njëmbëdhjetë nga subjekteve juridike, me kapacitet total të instaluar prej 1131.88kW.