Afrim Ajvazi: Kemi filluar me ndryshu rregullin për vet-konsum, është si ide 400kW
May 19, 2022

Mungesa e politikave stimuluese të zbatueshme dhe të dukshme për të lehtësuar instalimin dhe zhvillimin e kategorisë së gjeneruesve për vet-konsum në sektorin energjetik të Kosovës ishte tema kryesore e diskutimit gjatë emisionit të mbrëmshëm #KallxoPernime.
Diskutimi kishte si panel diskutues Drejtorin e Departamentit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Afrim Ajvazi, Sabri Ternava, drejtorin e Departamentit për kujdes ndaj kujdesit ndaj konsumatorëve – KEDS, teksa Besiana Qorraj nga Departamenti i energjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë poashtu ishte pjesë e diskutimit.
Në diskutim morën pjesë edhe nga sektori privat Trim Tërnava, përfaqësuesi i “Jaha Solar” dhe Lulzim Syla nga ELEN.
Të gjithë u pajtuan se shtimi i kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme është mëse e nevojshme dhe e mirëseardhur.
Mirëpo, ndonëse e cilësoj si një storie suksesi punën e bërë për të hartuar kornizën ligjore që mundëson instalimin e paneleve solare për vet-konsum, si një ndër vendet e para në rajonin e Evropës Juglindore, shefi i zyrës ligjore të ZRRE, Afrim Ajvazi, theksoi se panelet solare kanë edhe një mangesi në kuptimin më të gjerë të sektorit energjetik.
“Dëm të bënë solarja sepse nëse e hap derën për shumë solare, gjeneratorë komercial solar, zakonisht prodhojnë verës këto, kur është piku është moti i nxehtë, ndërsa ne gjatë verës konsumi në Kosovë bie ne të gjithë e dijmë”, tha Ajvazi.
“Ndërsa termocentralet që i kemi në operim prodhojnë në vij, bije kërkesa”, theksoi ai.
Megjithatë, Drejtori i Departamentit të Zyrës ligjore të ZRRE, Afrim Ajvazi, theksoi se ZRRE është duke punuar për ndryshimin e limitit të instalimit prej 100 kW që është kërkuar nga sektori privat tash e një kohë.
“Po, kemi filluar. Janë pjek kushtet me fillu, edhe pse ligji për BRE-të varemi prej tij. Kemi filluar me ndryshu rregullin për vet-konsum, që me rrit kapacitetin që ka qenë kërkesë e investitorëve që një kohë e gjatë, jo me 100kË me kufizu tavanin, është si ide 400kW”, tha ai.

Sabri Tërnava: Ka hapësirë për akomodim të kapaciteteve të reja instaluese të BRE

Sabri Tërnava: Ka hapësirë për akomodim të kapaciteteve të reja instaluese të BRE

Qorraj: Strategjia e energjisë po i paraprinë tranzicionit nga qymyri drejt energjisë së pastër
