Search

Administrata e Biden u jep projekteve të erës në det të hapur një nxitje të madhe

14 Tetor, 2021


Projektet e gjenerimit të erës në det të hapur mbase do të vendosen në afërsi të çdo vijë bregdetare në SHBA-në kontinentale, ka bërë të ditur Sekretari i Brendshëm, Deb Haaland, pasi ka deklaruar planet për të nxjerrë në ankand mundësi për zhvilluesit deri në shtatë zona të reja deri në vitin 2025.

Kjo përfshin ujërat në Gjirin e Meksikës, Gjirin e Maine, Atlantikun Qendror, Neë York Bight (midis Long Island dhe Neë Jersey), dhe jashtë brigjeve të Oregon, Kaliforni dhe Karolinat.

Administrata Biden synon 30,000MW në det të hapur, Evropa ka arritur këtë sasi që në 2020

Kjo përfaqëson një mbështetje të konsiderueshme për projekte të erës në det të hapur në SHBA, që ngec mbrapa Evropës kur vije tek vendosja e projekteve të tilla.

Parku i parë i erës në det të hapur i shkallës komerciale në SHBA rishtazi ka marrë aprovimin federal, në muajin maj.

Ndërkaq, dy projekte ekzistuese me kapacitet më të vogël në ujërat e SHBA kanë një kapacitet total prej 42 megavat.

Administrata Biden ka përcaktuar një objektiv të shtyjë përpara kapacitete deri në 30,000MW deri në vitin 2030.

Në Evropë, shtëpia e shumicës të projekteve më të mëdha në botë të gjenerimit të energjisë nga era në det të hapur, ka arritur të instaloj sasinë prej 30,000MW në 2020, sasi që po synon Biden.

Zgjerimi në brigje të tjera do të vije me probleme të reja teknike

Të gjitha projektet e para të erës në det të hapur në SHBA janë të vendosura në bregdetin e pjesës lindore të vendit.

Në bregdetin Pacifik, ujërat janë shumë më të thella, shumë më afër bregut në krahasim me bregdetin Atlantik të SHBA. Kjo e bën më të vështirë vendosjen e turbinave në dyshemenë e detit.

Në këtë mënyrë, Shtëpia e Bardhë njoftoi në maj se do të hapte dy zona jashtë bregut të Kalifornisë për fermat e erës në shkallë komerciale dhe tregoi se mund të kthehet në teknologji të re për fermat lundruese të erës.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar në muajin maj se do të hap dy hapësira të reja afër Kalifornisë për zhvillimin e parqeve të erës së shkallës komerciale dhe ka lënë të kuptohet se mund të kthehet në teknologji të re për fermat me erë lundruese.