A është Gjermani fajtore për rritjen e çmimeve të energjisë në Evropë?
December 23, 2024
Ekspert dhe politikan po fajësojnë Gjermaninë për çmimet e larta të energjisë elektrike në pjesë të tjera të Evropës. A kanë të drejtë? Sa i ndërlidhur është tregu europian dhe si ndikon realisht moti në çmimin e energjisë elektrike?
Dimri në Evropë po ndikon në prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe në çmimet e energjisë elektrike në përgjithësi.
Meqenëse kompanitë nuk mund të ruajnë ende sasi të mëdha të energjisë elektrike, energjia duhet të përdoret kur ajo prodhohet. Në të kaluarën, tregu evropian i energjisë u stabilizua nga energjia e prodhuar nga karburantet fosile ose centralet bërthamore. Integrimi i më shumë burimeve të ripërtëritshme në sistem sjell më shumë paqëndrueshmëri.
Pa diell panelet diellore mbahen në errësirë. Mungesa e erës i pengon turbinat me erë të rrotullohen. Në Evropë, është një fenomen që ndodh zakonisht në dimër, kohë kur nevojitet më shumë energji për të qëndruar ngrohtë.
Me prodhim më të ulët të BRE-ve, duhet të shfrytëzohen burime të tjera të energjisë elektrike, gjë që mund të çojë në rritje afatshkurtër të çmimeve. Ndonjëherë kjo nënkupton importimin nga vende të tjera.
Ky efekt është shumë i rëndësishëm për çmimet, “por për mesataret vjetore nuk ka shumë rëndësi,” tha Mathias Mier, një ekonomist në Qendrën ifo për Energjinë, Klimën dhe Burimet me qendër në Mynih.
Kontratat afatgjata mbrojnë shumicën e konsumatorëve
Megjithëse shumica e konsumatorëve të energjisë elektrike në Gjermani dhe shumica e shteteve ecropiane, kanë kontrata afatgjata me garanci çmimesh, por më të ndjeshëm ndaj çmimeve janë veçanërisht prodhuesit industrialë që paguajnë tarifa të luhatshme ditore për energjinë e tyre elektrike.
Në përgjithësi, çmimet e energjisë elektrike përcaktohen nga lloji i furnizimit, kostot e mirëmbajtjes dhe investimit në rrjet, taksat dhe kostot e teknologjive të pastra dhe rezervë, thotë Conall Heussaff, një analist kërkimor në institutin Bruegel me qendër në Bruksel.
Heussaff, i cili ka hetuar çmimet e energjisë dhe dizajnin e tregut të energjisë elektrike, tha për DW se oferta dhe kërkesa janë gjithashtu faktorë, por më shumë në afat të shkurtër. Një sistem i bazuar në energji të pastër, siç ka BE-ja do të çojë në çmime mesatare më të ulëta në shumicën e periudhave, me periudha të shkurtra të çmime spot shumë të larta në tregun e lirë.
Këtë vit, Gjermania ka përjetuar disa periudha të shkurtra të errëta. Por njëri bëri bujë të madhe pasi vendit i duhej më shumë energji elektrike nga vende të tjera se zakonisht për të mbuluar kërkesën. Kjo çoi në një nga ato periudha të shkurtra çmimesh më të larta brenda dhe jashtë vendit, pasi energjia elektrike shkon aty ku kërkesa dhe çmimi janë më të lartat.