Search

Rizvanolli: Dokumentet strategjike të energjisë do të përfundohen në fund të këtij viti

13 Korrik, 2021


Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka raportuar sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, teksa ka shpalosur planin e punës së Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2021.

Fjalën e saj, ministrja Rizvanolli e nisi me sektorin e energjisë, që sipas saj ka gëzuar vëmendje të konsiderueshme, në angazhimet për të përmisuar furnizimin e qëndueshëm të energjisë përmes rritjes së diversitetit të burimeve energjetike.

“Qëllimi ynë kryesor gjatë këti mandati është krijimi i kushteve për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes teknologjisë së informacionit, energjisë së pastër dhe të përballueshme, dhe qeverisjes së mirë të ndërmarrjeve publike”, tha Rizvanolli.

“Si një sektor shumë i rëndësishëm që brenda ministrisë tonë e merr një pjesë të mirë të vëmendjes, ministria është e angazhuar për përmirësimin e furinizimit të qëndrueshëm me energji nëpërmjet rritjes së shumëllojshmërisë së burimeve energjetike”, theksoi Rizvanolli.

Rizvanolli: Hartimi i fizibilitetit për ngrohje qendrore për nivel të komunave është tejet me rëndësi për arsye se e zvogëlon kërkesën për energji gjatë dimrit

Rizvanolli poashtu foli për dokumentet strategjike, ku strategjia e energjisë është subjekt i rishikimit dhe harmonizimit me objektivat e reja të BE, sidhe përgatitja e ligjit për energji të ripërtëritshme dhe efiçensës së energjisë.

“Për këtë do të rishikohet strategjia energjisë, në funksion edhe të harominizimit me synimet e reja të BE-së. Do të hartohet Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë, sidhe do të rishikohen, gjatë viteve të ardhshme, ligji për energji të ripërtëritshme dhe ligji për efiçensë të energjisë”.

Tutje, ministrja e ekonomisë ritheksoi fragmente të programit aktual qeverisës, ku përmendi edhe krijimin e një tregu konkurrues energjetik, fizibilitetin e sistemit të gazit në Kosovë.

Poashtu ajo përmendi edhe hartimin e fizibilitetit të ngrohjeve qendrore në nivel komunal si masë për të ulur kërkesën e energjisë elektrike gjatë dimrit.

“Qeveria do të krijojë kushte për menaxhimin e kapaciteteve ekzistuese energjetike, dhe rritjen e diversitetit të burimeve energjetike. Duke investuar në termocentralin Kosova B, dhe reduktimin e ndotjes që vjen nga ky termocentral me ndihmën edhe të projektit të Bashkimit Evropian”, tha ndër të tjera Rizvanolli.

“Dekomisonimit të pjesëve jo-funksionale të termocentralit Kosova A, përmes hartimit të master planit dhe studimeve të fizibilitetit për zhvillimin e sistemit të gazit në Kosovë, krijimin e tregut konkurrues energjetik”, theksoi Rizvanolli.

“Hartimin e fizibilitetit për ngrohje qendrore për nivel të komunave të Kosovës i cili është tejet me rëndësi për arsye se e zvogëlon kërkesën për energji gjatë dimrit, dhe e zvogëlon ngarkesën e sistemit elektro energjetik gjatë dimrit i cili krijon shumë humbje dhe teknike dhe financiare, në një kohë kur energjia elektrke është shumë e shtrenjtë”, tha Rizvanolli.

“Fuqizimi i fondit për eficensë të energjisë gjithashtu është objektiv i yni, sidhe zhvillimi dhe subvencionimi i skemave financiare për mbështetje të sektorit privat dhe resident për aplikimin e masave të energjisë elektrike”, tha Rizvanolli.

Kurti paralajmëron dekadë ndryshe për energjetikën

Lexo më shumë

Strategjia e re energjetike, NECP sidhe një studim mbi kërkesën për energji dhe opsionet më të përballueshme për energji do të përfundohen këtë vit.

Për më tepër, Rizvanolli theksoi se ndër objektivat kryesorë gjatë këti viti janë edhe rerformat në sektorin e energjisë, përkatësisht zhvillimin e kornizës strategjike, hartimin e politikave, strategjive, programeve në sektorin e energjisë, dhe raportimin mbi zbatimin e tyre.

“Në kuadër të këti objektivi kemi planifikuar një serë aktivitetesh që lidhin me hartimin e kornizës strategjike të sektorit të energjisë, e që përfshin edhe hartimin e strategjisë së energjisë 2021-2030, Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë 2021-2030, dhe hartimin e një studimi mbi kërkesën për energji dhe opsionet më të përballueshme për furnizim në energji dhe ndikim mjedisor”, tha ajo.

“Që të tri këto aktivitete planifikohet të përfundojnë në fund të këti viti, sidoqftë, puna tanimë ka filluar dhe vazhdon të jetë intensive”, theksoi Rizvanolli.

Termocentrali ‘Kosova e Re’ ende dominon debatet për sektorin energjetik në Kosovë, paqartësi rreth sigurisë energjetike

Lexo më shumë

Rizvanolli: Tranzicioni i drejtë energjetik, i vështirë për Kosovën

Lexo më shumë