Search

​Zyra e Auditor pas kontrollit ndaj KEK: Mangësi në regjistrinë e pasurive dhe dokumentimit të ankandeve

June 29, 2026


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka marrë vlerësimin për pasqyrat financiare të vitit 2025, pasi auditimi ka evidentuar mangësi në menaxhimin e pasurisë, kontrollin e brendshëm dhe procedurat e prokurimit.

Raporti i publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ZKA, përmbanë një opiniont të kualifikuar, i cili paraqet vlerësimen e dhënë nga auditorët kur pasqyrat financiare përmbajnë pasaktësi. Sipas ZKA në këtë rast ky vlerësim është ndikuar nga tri çështje kryesore: mos-përditësimi i regjistrit të pasurisë së paluajtshme, dobësitë në prezantimin e pasurive afatgjata dhe mungesa e trajtimit të plotë të rezultateve të inventarizimit vjetor.

Auditorët kanë konstatuar se në regjistrat e KEK-ut vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë pesë prona të transferuara te Infrakos me vlerë rreth 7.9 milionë euro, 11 parcela me vlerë mbi 866 mijë euro dhe pronën “Mali i pyllëzuar” në Podujevë, me vlerë 5 milionë euro, e cila sipas auditimit i përket Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

“Gjithashtu, janë evidentuar mangësi në regjistrin e pasurive, përfshirë përshkrime të paplota dhe parcela të pabartura nga proceset e shpronësimit”, thuhet në raportin e auditorit.

Raporti evidenton gjithashtu se 472 pasuri me vlerë prej rreth 7.7 milionë euro nuk trajtohen sipas modelit të përcaktuar kontabël, ndërsa 69% e pasurive të regjistruara, me vlerë fillestare rreth 229 milionë euro, rezultojnë plotësisht të zhvlerësuara, ndonëse vazhdojnë të përdoren në veprimtarinë e ndërmarrjes.

Sa i përket pajtueshmërisë, ZKA ka gjetur se KEK-u nuk ka aplikuar garancion bankar ose parapagim në 32 kontrata të furnizimit me konsumatorë komercialë, megjithëse kjo ishte paraparë në kushtet kontraktuale si masë për menaxhimin e rrezikut kreditor. Sipas auditorëve, kjo e ekspozon ndërmarrjen ndaj rrezikut të mosarkëtimit të faturave dhe humbjeve financiare, përcjell KosovaPress.

Një tjetër gjetje lidhet me mungesën e dokumentimit për vendimmarrjen rreth tregtimit të tepricave të energjisë në bursën ALPEX dhe platforma të tjera, çka sipas ZKA-së ul transparencën dhe gjurmueshmërinë e procesit.

Auditimi ka identifikuar gjithashtu dobësi në kontrollin e brendshëm të procesit të ankandeve për tregtimin e energjisë. Sipas raportit, procesi mbështetet në një platformë të vjetruar elektronike (Microsoft Exchange Server 2010), pa gjurmë të auditimit dhe pa përditësime të sigurisë, ndërsa sistemi i ri ende nuk është vënë në funksion.

Në përgjithësi, raporti përmban 12 rekomandime, prej të cilave gjashtë janë të reja dhe gjashtë të përsëritura, me synim përmirësimin e raportimit financiar, kontrollit të brendshëm dhe pajtueshmërisë së KEK-ut me legjislacionin në fuqi.
/Telegrafi