Search

ZRRE në takime të ndara me operatorët: Mos alokimi i subvencionit rrezikon marrëveshjen me ENTSO-e dhe furnizimin

04 Gusht, 2022


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e KEDS, KESCO dhe KOSTT, në të cilat u tha se mos alokimi i subvencionit nga Qeveria po rrezikon marrëveshjen me ENTSO-E dhe furnizimin, dhe se operatorët duhet përmbyllur obligimet ndaj njëra tjetrës.

“Në këto takime, u diskutua rreth gjendjes aktuale të sektorit të energjisë, me theks të veçantë rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe vështirësitë që është duke shkaktuar vonimi i alokimit të subvencionit në sistem”, ka thënë ZRrE në komunikatën për media.

ZRrE ka diskutuar edhe devijimet që po shkakton Kosova në sistemin ndërkombëtar duke rrezikuar kështu edhe marrëveshjen e kyçjes me ENTSO-E, si dhe obligimet që operatorët kanë ndaj njëri tjetrit, raporton Kosovo.Energy.

“Sipas informacioneve të marra nga të licencuarit në fjalë, mos alokimi i subvencionit të Qeverisë për energjinë elektrike, është duke e rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, kanë thënë ZRRE në komunikatë.

Ndër të tjera, u theksua edhe rëndësia e mbylljes së obligimeve financiare të operatorëve të licencuar ndaj njëri – tjetrit, si dhe ndikimi që këto vonesa po e shkaktojnë sektor, thuhet tutje.

Të pranishmit u zotuan të bashkëpunojnë edhe më tej me njëra-tjetrën, si dhe me institucionet tjera publike në vend, në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e furnizimit me energji elektrike.