Search

ZRRE lajmëron mbajtjen e takimit të gjashtë të Bordit për këtë vit

04 Korrik, 2023


Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhjen e katërt të Bordit për këtë vit.

ZRRE ka njoftuar se me datë 05.07.2023, ora 14:00, do të mbahet Mbledhja e gjashtë (VI) e Bordit.

Në këtë takim do të shqyrtohet Bilanci Afatgjatë i Energjisë Elektrike 2023-2032, Plani i Adekuacise së Gjenerimit 2023-2032, Plani investiv një vjeçar të OSSH-së, Plani vjetor i humbjeve të OSSH-së, Rregulla për Sistemet e Mbyllura të Shpërndarjes, Rregulla për përgatitjen dhe vlerësimin e planeve zhvillimore të operatorëve të sistemeve në sektorin e energjisë si dhe ankesa të konsumatorëve.