Search

Zotimet në lidhje me klimën ‘nuk mjaftojnë’, thotë Birol

27 Prill, 2021


Vendet duhet të përmbushin premtimet e tyre për të ulur ngrohjen globale me veprime botërore reale, ka thënë drejtori ezkekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol. Duke folur në ditën e dytë të Samitit për Klimë të liderëve, Birol lavdëroj presidentin e SHBA, Joe Biden, për të thirrur këtë mbledhje brenda 100 ditëve të parë të mandatit, gjersa poashtu mirëpriti premtimet e liderëve botëror për të ulur emetime.

“Është e qartë se nivelet e zotimeve për të luftuar ndryshimin klimatik asnjëherë nuk ka qenë më të larta. Ky është me të vërtet lajm fantastik, mirëpo do të jem i sinqertë, vetëm zotimet nuk janë të mjaftueshme. Neve na duhet një ndryshim i vërtet në botën reale. Në këtë moment, të dhënat nuk përputhen me retoriken, dhe hendeku është duke u bërë vetëm më i gjerë dhe më i gjerë”, kishte thënë Birol.

Drejtori ekzekutiv i IEA – analizat e IEA tregojn se afërsisht gjysa e uljeve për të arritur zero emetime në 2050 do të duhet të vijë nga teknologji që nuk janë të gatshme për tregun tani

Përllogaritjet e fundit të bëra nga IEA për emetimet globale në 2021 janë “një paralajmërim për njerëzimin”, tha ai, sepse janë në rrugë për të arritur rritjen e dytë më të madhe në histori.

“Ne nuk jemi duke u rikuperuar nga COVID në mënyrë të qëndrueshme dhe mbesim në një rrugë drejt niveleve të rrezikshme të ngrohjes globale”, tha ai.

Ndonëse listoj një varg të teknologjive dhe masave që duhet të përdoren në betejën ndaj ndryshimit klimatik, drejtori ekzekutiv i IEA nënvizoj se ekziston nevoja për disa teknologji që thjesht nuk janë të gatshme për tregun tani.

“Ne sot kemi shumë teknologji në disponueshmëri – efiçensë të energjisë, solare, erën, automjetet elektrike, energjinë bërthamore, dhe shumë të tjera – dhe ne duhet t’i vendosim këto sa më shpejt që është e mundur. Mirëpo, analizat e IEA tregojn se afërsisht gjysa e uljeve për të arritur zero emetime në 2050 do të duhet të vijë nga teknologji që nuk janë të gatshme për tregun tani. Kjo përbënë një thirrje për hapa masivë në teknologji; inovacione përgjatë baterive, hidrogjenit, karburanteve sintetike, kapjes së karbonit dhe shumë teknologjive të tjera”.

IEA: Emetimet e karbonit në botë në rritje që nga pjesa e dytë e vitit 2020

Lexo më shumë

Për të mbështetur veprimet e qeverisë, IEA do të publikoj më 18 Maj udhëzuesin e parë gjithëpërfshirës për sektorin boëror të energjisë për të arritur zero emetime deri më 2050.

Kërkuar nga Kryesia COP26, udhëzuesi do të paraqesë një shteg në lidhje me atë se çka nevojitet nga qeveritë, kompanitë, investitorët dhe qytetarët për të vendosur emetimet botërore në vijë me rritjen e temperaturave në 1.5 shkallë Celsius.

“Mos dyshoni, kjo është një detyrë herkuliane”, tha Birol.

“Pjesëmarrësit në këtë samit kanë shfrytëzuar këtë event për të bërë deklarata të reja. Më lerëni edhe mua të bëjë një nga IEA. Sipas udhëzuesit tonë të ardhshëm, arritja e net zero emetime do të trefishoj mundësitë për investime në energji të pastër përgjatë dekadës së ardhshme. Kjo do të gjeneroj miliona vende të punës që do të paguhen mirë dhe do të krijoj industritë e së ardhmes. Mirëpo, prioriteti ynë është që të sigurojmë se këto benefite arrijnë sa më shumë njerëz që është e mundur. Ne duhet të punojmë së bashku për të arritur objektivat tonë dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë në”, përfundoj Birol.

IEA: Burimet e ripërtëritshme do të tejkalojnë qymyrin në 5 vitet e ardhshme

Lexo më shumë