Search

Von der Leyen: Çmimi i gazit do të bjerë së shpejti

24 Prill, 2024


Bashkimi Evropian është më i fortë se pesë vite më parë. Kjo është deklarata që ka bërë dje shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Të dashur kolegë, ne kemi kaluar nëpër ferr dhe batica. Por në shumë aspekte, ne kemi dalë më të fortë se pesë vjet më parë”.

Deklaratat, Von der Leyen i bëri në seancën e fundit plenare të Parlamentit Evropian.

“Nuk kam harruar – shtoi ajo – se në vitin 2020 shumë parashikuan papunësi masive në Evropë dhe një recesion i gjatë. Nuk ndodhi. Përkundrazi, sot kemi më shumë njerëz në punë se në çdo kohë tjetër në historinë evropiane. Papunësia është në nivelet më të ulëta historike, nën 6%…”

Shefja e KE-së deklaroi gjithashtu se çmimi i gazit do të bjerë së shpejti në hapësirën e Unionit.

“Kostot e energjisë, nënvizoi ajo më pas, vazhdojnë të ndikojnë në konkurrencën tonë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë na thotë se mund të ketë një lehtësim në horizont. Vitin e kaluar, gjatë krizës energjetike, janë bërë shumë investime. Një valë e madhe e LNG-së së re ( projektet e eksportit të gazit natyror të lëngshëm) po vijnë në treg dhe së shpejti mund të kalojmë nga një mungesë globale LNG në një çmim të bollëkut të gazit LNG.”