Vendimet e fundit të ZRRE: Leje, autorizime, zbatime të urdhërave nga gjykata dhe ri-shqyrtim i tarifave
September 08, 2025

Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ZRRE, në mbledhjen e fundit të bordit ka licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike, projekte të reja të BRE-ve si dhe prosumatorë. Po ashtu është deklaruar se ka mundësi për ri-shqyrtim të tarifave.
Norwegian PX Kosovë, Be Power, Energy for Change janë operatorë që për pesë vjet ZRRE-ja ua dha licencën për furnizim me energji elektrike.
Ndërsa, operatori Energy Development Group Kosova, është pajisur me licencën për prodhim të energjisë elektrike, kurse operatori LINDJA SOLAR me autorizimin për prodhime të energjisë.
Sa i përket operatorit LINDJA SOLAR L.L.C, udhëheqësi i Departamentit Ligjor dhe Licencim në ZRRE, Ymeridin Misini tha se propozohet të lëshohet autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjsië elektrike nga panelet solare me kapacitet 100 MGW. Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se ky operator është ndër projektet e para që ka kaluar përmes procedurave konkurruese qe është kërkese e BE-së.
Po ashtu, në këtë mbledhje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar autorizimin për vetë konsum për 50 aplikues.
Zyra e Rregullatorit për Energji ZRRE nuk e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.
Sipas kryesuesit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshijë ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit.
Fejzullahu këto komente i bëri pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjisë i cili theksoi se kërkesat për konsum të energji elektrike janë rritur tek një kategori e madhe e konsumatorëve.
“Fatkeqësisht kemi rritje tek një kategori e madhe e konsumatorëve rritje të konsumit edhe ashtu kemi edhe tejkalim të parashikimit të kostos së importit në raport me vlerësimet apo parashikimet që kemi pas gjatë shqyrtimit të procesit tarifor të gjithë të licencuarit tanë i kanë tejkaluar koston e blerjes së energjisë për periudhën që po diskutojmë deri më tani në raport me atë që është parashikuar meqenëse çmimet e energjisë në tregjet regjionale janë realizuar edhe sasia edhe çmimi është më i lartë që është parashikuar gjatë procesit tarifor të vitit të kaluar procesi tarifor ka nis në dhjetor dhe është përmbyllur në mes të prillit…Ekziston mundësia ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor të këtij viti pastaj do të shikojmë stafi i ZRRE-së do t’i shikoj kostos e sistemit varet se sa është kosto e sistemit do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve….Jo domosdoshmëritë në mënyrë arbitrate të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, deklaroi Fejzullahu.
ZRRE në prill të këtij viti pati marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike 16.1%, vendim ky që ka hyrë në fuqi nga 1 maji.
Natyrisht, liberalizimi i tregut dhe paditë e fundit nëpër gjykata ishin temë diskutimit
Sa i përket liberalizimit të tregut energjetik, Fejzullahu theksoi se tashmë janë më shumë se pesë furnizues me të cilët bizneset kanë lidhur kontrata për furnizim me rrymë.
Kurse 40% për qind e bizneseve që i ka përfshirë tregu i lirë energjik furnizohen me energji elektrike nga KEK-u.
“Numri i furnizuesve që kanë lidhur kontrata me bizneset që janë detyruar sipas ligjit të dalin në treg është më tepër se pesë furnizues. Në mbledhjen e sotme kishim tri kërkesa për vendim të dhënies së licencës, gjithashtu janë dy licenca të tjera për furnizim me njohje reciproke që kemi nënshkruar marrëveshje e mirëkuptimi siç është Shqipëria dhe Maqedonia e veriut. Qëllimi i vetëm është që të ofrohet mundësi shtesë që të lidhin kontrata me këta furnizues që janë furnizues të tregut dhe është mundësi që të ardhmen të ofrohen çmime më të mira dhe të rritet numri i furnizuesve… Rreth 40% e bizneseve janë të furnizuar nga KEK”, tha Fejzullahu.
Vendimet gjyqësore që tashmë kanë dal nga gjykata për liberalizimin e tregut energjetik (paditë individuale të disa kompanive që janë pranuar nga Gjykata Komerciale), kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se do t’i respektojnë këto vendime jo pse dëshirojnë por se e kanë detyrim ligjor.

Liberalizimi i Tregut: Gjykata i jep të drejtë 5 kompanive të mos kalojnë në treg të hapur
“ZRRE do të respektoj secilin vendim të gjykatës dhe ka respektuar secilin vendim të gjykatës. Sa i përket vendimeve që kanë të bëjnë me liberalizimit të tregut edhe në të kaluarën edhe në të ardhmen të gjitha i kemi respektuar dhe të gjitha do t’i respektojmë dhe lusim në këtë rast të gjitha bizneset meqenëse jo pse ne dëshirojmë t’i respektoj këto vendime, por është detyrim ligjor për institucionet tona…Asnjë nga këto vendime nuk i kemi në formë të prerë këto kritere janë të përcaktuar në ligj”, theksoi Fejzullahu.
Sipas Fejzullahut vendimit për hyrjen në treg të lirë energjetik për bizneset që kanë mbi 50 punëtorë dhe mbi 10 milionë euro ka qenë vendim i marr 1 vit më parë dhe se 3 muaj kohë iu është dhënë kohë shtesë bizneseve për tu përgatitur për këtë proces.
“Vendimi ka qenë 1 vit më parë kur kemi vendosur për tarifa ka qenë deri më 31 mars dhe bizneset, vendimi fundit të ZRRE-së për vazhdimin e rregullimit të tarifave për këtë kategori të konsumatorëve ka qenë në fuqi deri më 31 mars 2025. Bordi i ZRRE-së me qëllim të përgatitjes i është dhënë edhe një kohë shtesë prej dy muajve deri më 1 qershor me qëllimin e vetëm që të kenë mundësi të përgatiten meqenëse ka pas dyshime se do të ketë shtyrje edhe këtë vit edhe pse i kemi paralajmëruar edhe vitin e kaluar edhe sipas vendimit thuhet që këto biznese do të furnizohen me tarifa të rregulluara deri më 31 mars 2025. ZRRE nuk është që po ka dëshirë ZRRE-ja është e detyruar sipas ligjit dhe sipas obligime që ka marr në raport me institucionet e BE-në“, deklaroi Fejzullahu.

Tregu i lirë i energjisë nuk prek bizneset në veri – Opinioni publik adreson këtë diskriminim, ZRRE e sheh si të rregulltë
Më në fund është janë ofruar dhe informata rreth trajtimit të konsumatorëve në veri sa ipërketë hapjes së tregut.
Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit për Energji para gazetarëve tha se mbi 90% për qind e konsumatorëve në veri të Kosovës furnizohen me tarifat e tregut.
/Kp