Tre njësi në operim dhe 2 në remont – KEK sqaron gjendjen e njësirve prodhuese
August 06, 2026
Disa njësi të termocentraleve Kosova A dhe B janë në revizion dhe njësia B1 në procesin e modernizimit, mirëpo KEK është duket operaur sipas planit të Bliancit Vjetor të Energjisë Elektrik për këtë vit.
KEK në një njoftim për media ka sqaruar gjendjën aktuale të prodhimit nga njësive në operim. Aktualisht koportata është duke operuar plotësisht me njësitë A3 dhe A4 të TC Kosova A, si dhe me njësinë B2 të TC Kosova B.
Njësisë A3 së fundmi kishte dal nga operimi si pasojë e rrjedhjeve të identifikuara në kaldajë. Mirëpo pas sanimeve të nevojshme teknike, njësia A3 është rikthyer në operim në fillim të kësaj jave.
A3 jashtë operimin: KEK njofton se janë evidentuar rrjedhje në kaldajë
Njësia A5 ndodhet në revizion të planifikuar, për periudhën 1–10 gusht 2026, në përputhje me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike 2026, siç është paraqitur në figurën e mëposhtme.

Ndërkaq, njësisë B1 që nga muaji prill, i është nënshtruar projektit më të madh të modernizimit. Punime përfshin rehabilitimin e njësisë, ndërtimin e elektrofiltrave të rinj dhe instalimin e sistemit DeNOx.
Përfundimi i këtij procesi është planifikuar në gjysmën e parë të muajit dhjetor 2026.