Search

Spanja ka vendosur 2.5 gigavat kapacitete solare për vet-konsum në vitin 2022

26 Janar, 2023


Në Spanjë janë vendosur 2,507 megavat kapacitete solare për vet-konsum në vitin 2022, apo 108% më shumë se që kishte vendosur në vitin 2021, ka thënë shoqata Unef.

Me shtimin e kapaciteteve të reja, tani Spanja ka rreth 5,249 megavat kapacitete solare për vet-konsum duke operuar. Në vitin 2021, në në këtë vend ishin komisionuar gjithsej 1,203 megavat kapacitete solare për vet-konsum.

Rreth 47% e kapaciteteve të vendosura në vitin 2022 janë vendosura nga sektori industrial, për të vazhduar me atë rezidencial me rreth 32% dhe sektorin komercial me rreth 20%.

Kjo rritje dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rritjes marramendëse të çmimeve të energjisë elektrike, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Rritja ishte motivuar edhe përmes ndihmës shtetërore, ndihmë kjo e siguruar përmes fondeve të rimëkëmbjes ekonomike.

Ndryshe, pothuajse të gjitha rajonet në Spanjë kanë thjeshtuar procedurat administrative si dhe kanë larguar kërkesën për leje ndërtimi për sisteme të vet-konsumit, dhe kjo dyshohet të jetë ndër faktorët tjerë kryesorë që ka shtyrë rritjen.