Search

Sot i ftuar në ‘Minutat Elektrikë’ është Dr. Lorik Haxhiu

07 Maj, 2021


Sot në ‘Minutat Elektrikë’, duke filluar nga ora 14:00 Guri Shkodra dhe Uran Haxha do të diskutojnë sektorin e energjisë dhe sfidat energjetike të së ardhmës me Dr. Lorik Haxhiun.

Lorik Haxhiu është ekspert i energjisë me më shumë se 18 vite përvojë në menaxhimin, koordinimin dhe ndërlidhjen e programeve kryesore energjetike në Kosovë.

Për momentin, Dr. Haxhiu udhëheqë programin e USAID për siguri të furnizimit me energji elektrike në Kosovë (KESS), të implementuar nga DT Global. Ai ka punuar me sektorin publik dhe privat për të zhvilluar dhe zbatuar politikat e prodhimit, programet dhe impiantet në Kosovë; ka zhvilluar strategjinë e parë energjetike në Kosovë dhe ka shërbyes si drejtor i mihjes në Ministrinë e Energjisë dhe Mihjeve, para se të fillojë punën me Bankën Botërore në projektin për energji nga linjiti, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë.

Para se të fillojë angazhimin në projektin KESS, ai ka qenë përgjegjës për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për rehabilitimin e termocentralit Kosova B që mbulon më shumë se 40% të kërkesave të përgjithshme të vendit për energji elektrike.

Minutat Elektrikë është podcast dhe radio-emision i përjavshëm për sektorin e energjisë dhe zhvillimet energjetike, i bashkëorganizuar nga Kosovo.Energy dhe Paper Radio.

Podcasti transmetohet live brenda emisionit të përditshëm ‘Pak ma drejt me Uran Haxhën’ në Paper Radio çdo të premte duke filluar nga ora 14:00.

Paper Radio mund të dëgjohet online apo edhe përmes valëve në 91.1 fm.