Search

Siemens Gamesa – Deri në 2030 energjia nga era mund të prodhojë hidrogjen të gjelbër të përballueshëm

10 Qershor, 2021


Hidrogjeni i gjelbër, i fituar nga përdorimi i energjisë së ripërtërishme në një proces që nuk përbënë emetime të karbonit, është parë nga shumë si një vegël kyçe për të zhvendosur ekonomitë larg burimeve të energjisë që po ndikojnë në përkeqësimin e ngrohjes globale.

Në këtë mënyrë, sipas Siemens Gamesa, energjia nga era mbase mund të mundësoj prodhimin e hidrogjenit pa emetuar gazra serrë më një kosto më pak të kushtueshme në krahasim me koston aktualisht më të favorshme që mundësojnë burimet fosile.

Duke shfrytëzuar turbinat e erës në det të hapur për të furnizuar me energji elektrolizatorët që nxjerrin hidrogjenin nga uji, hidrogjeni i gjelbër mund të bëhet aq i lirë deri në vitin 2030, si procesi që përbënë përdorimin e lëndëve djegëse fosile, ka nënvizuar Siemens Gamesa.

Në këtë mënyrë, kompania ka theksuar se mënyra për të ulur koston dhe për të promovuar tutje prodhimin e hidrogjenit të gjelbër është nëse qeveritë dhe industritë përshpejtojnë ndërtimin e kapaciteteve të enerjigsë së ripërtërishme.

Duke shtuar se zhvillimi i një zinxhiri të furnizimit dhe mbështetje e infrastrukturës poashtu do të luajnë një rol tejet të rëndësishëm.

“Ne nuk mund të nënvlerësojm sfidën e prodhimit të hidrogjenit të gjelbër në shkallën që kërkohet për të plotësuar objektivat e net-zero emetimeve për vitin 2050”, ka nënvizuar kompania.

Kompania poashtu ka theksuar që elektrolizatorët dhe kapacitetet për ruajtjen e energjisë, bateritë, do mund t’i shtohen parqeve ekzistuese të erës, dhe që hapësirat afër rajoneve që kërkojnë hidrogjen mund dhe do duhet të fillojnë ta prodhojnë atë.

Energjia bërthamore më e favorshme se sa burimet e ripërtërishme për prodhimin e hidrogjenit të pastër, thotë një raport i parlamentit Francez

Lexo më shumë

Hidrogjeni i ripërtërishëm tashmë më i lirë për transportin e rëndë, bënë të ditur një studim i ri nga qeveria e Australisë

Lexo më shumë