Search

Shqipëria ka në pritje projekte solare me kapacitet prej 570 megavatësh

20 Janar, 2022


Kompanitë private dhe shtetërore në Shqipëri janë duke vazhduar procedurat për licencimin dhe ndërtimin e gjashtë projekteve të mëdha dhe dhjetë projekteve të vogla solare.

Shumica e këtyre projekteve janë të planifikuara të ndërtohen në qarkun e Ferit dhe kanë kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 570 megavatësh.

Projektet janë në faza të ndryshme të procedurës së licencimit të përcaktuar nga Autoriteti Regullues i Energjisë në Shqipëri (ERE), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM).

ERE ka konfirmuar se ka filluar procedurën e dhënjes së licencave për zhvilluesit SVP Blue 1 dhe SVP Blue 2 për projektet e tyre të planifikuara solare, secila me nga 50 megavat të instaluara. Proces i njejtë është nisur edhe për projektet e ndërmarrjes shtetërore KESH me kapacitet prej 5.1 megavatësh në Vaun e Dejës, por ky projekt tani më ka përfunduar ndërtimin.

KESH është duke zhvilluar projekt tjetër solar me kapacitet prej 12.9 megavatësh në të njejtin lokacion, pra në Vaun e Dejës.

Procedurë e ngjashme është filluar edhe për projektin solar 140 megavatësh në Karavasta.

Projekt tjetër në Fier është projekti i Info-Telecom me kapacitet të instaluar prej 50 megavatësh. Kjo ndërmarrje tashmë ka aplikuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të pranuar lejet mjedisore, që lejojnë vazhdimin e zhvillimit të këtij projekti.

Muajin e kaluar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka konfirmuar se ka pranuar aplikimin nga Aga Solar për një projekt solar me kapacitet prej 150 megavatësh. Edhe ky projekt do të ndërtohet në Fier.

Përvec të sipërpërmendurave, nëntë aplikacione tjera për ndërtimin e impianteve solare me kapacitet më të vogël se 2 megavat, tashmë janë pranuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe janë duke u shqyrtuar.

Projekt tjetër solar i madh i Shqipërisë që po vazhdon ndërtimin është parku solar në Spitalle me 100 megavat kapacitete të instaluara. Kompania nga Franca, Voltalia është shpallur fituese në ankandet e organizuara të energjisë solare. E njejta kompani është shpallur fituese edhe për projektin në Karavasta.