Search

Shpërthim në një hidrocentral në Bolonja, raportohet për viktima

11 Prill, 2024


Një shpërthim ka ndodhur pasditen e të martës në një hidrocentral në zonën e Bolonjës në Itali. Sipas mediave italiane të paktën tre persona kanë humbur jetën.

Si pasojë e këtij shpërthimi disa persona kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur, raporton TG COM.

Disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, dhe disa të tjerë janë transportuar me urgjencë në spitale. Ndërsa policia dhe ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kërkimet.

/abcnews.al