Search

Shllaku: Shumë qymyr kemi, në anën tjetër e duam shumë Evropën, si t’i bashkojmë këto?

31 Mars, 2022


Dje është mbajtur një diskutim në Green Action Space, një iniciativë e përbashkët ndërmjet Institutit Riinvest dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur – KFOS.

Organizatorët mbajtën panel diskutimi të fokusuara kryesisht në qymyrin dhe të ardhmen e tij në Kosovë.

Diskutimi u moderua nga Luan Shllaku, Kryeshefi Ekzekutiv i KFOS-it, ndërsa pjesë e panelit ishin Gazmend Begolli, Këshilltar i Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut, Gezim Tërnava, drejtor inxhinierik i Minierave në KEK dhe Rrezarta Pushkolli nga Gratë në Energji dhe Miniera.

Diskutimin e hapi Luan Shllaku i cili nënvizoi pasurinë kryesore të Kosovës, bollëkun e thëngjillit por edhe përdorimin e vështirë të tij duke marrë parasysh kufizimet e BE-së.

Shllaku: Shfrytëzimi i thëngjillit për prodhimin e rrymës më i shtrenjtë se çdo alternativë tjetër

Ndër të tjera, Shllaku theksoi se shfrytëzimi i thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike është më i shtrenjtë se çdo alternativë tjetër, kryesisht për shkak të taksës së karbonit të BE-së.

Shllaku theksoi se Kosova do të duhet të paguajë rreth 70-80 milionë euro në vit për një termocentral me qymyr vetëm në emër të karbonit.

“T’i kthehemi dilemës tonë të madhe, si t’ja bëjmë? Shumë qymyr kemi, në anën tjetër e duam shumë Evropën. Si ti bashkojmë këto?”, tha Shllaku.

“Ta përdorim qymyrin, atëherë në një mënyrë mund të na dalë një investim jo i qëlluar”, tha ai.

“Investimi në qymyr, unë të paktën e shoh, dhe po e marrë përsipër si moderator i kësaj bisede dhe të përcaktohem, edhe pse nuk është shumë karakteristike për moderator, mund të them se investimi në qymyr sot mund të jetë investimi më i shtrenjtë për një kilovat orë të cilën do ta prodhojmë për qytetarin”, theksoi ai.

Shllaku: Kosova duhet të paguajë rreth 70-80 milion euro në vit për një termocentral me qymyr vetëm në emër të karbonit

“Më i shtrenjtë se edhe ai të cilin e prodhojmë me energji alternative, me energji të ujit, apo cfarëdo mënyre tjetër”, tha ai.

“Pse i shtrenjtë? Sepse Evropa ka fillur dhe i imponon për shtetet anëtare të veta, taksat në emision të dioksidit të karbonit”, theksoi Shllaku.

“Një llogaritje fare të thjeshtë, unë e Gazmendi e kemi bërë një kohë kur kemi qenë në një panel të tillë moti, që Kosovës i del diku 70-80 milion euro të paguaj në vit për një termocentral me qymyr vetëm në emër të taksave që do t’i paguaj për sasinë e dioksidit të karbonit të cilin e emiton përmbi limitin i cili përcaktohet me ligj të vitit 1990”, sqaroi ai.

“Kur fusim llogarinë mbi të gjitha me këtë 80 milionsh, a thua sa po na del një kilovat orë, a po na del kaq i lirë sic e kemi bërë deri tash pothuajse duke mos valorizuar fare thëngjillin, sepse thëngjilli është i gjithkujt edhe kërkujt, dhe mundemi me ja dhënë cmimin ashtu sic duam vetëm të mos dalim me humbje në fund”, tha ai.

Shllaku: Kosova është e para që në vitin 1970 e ka startu, e ka filluar punën, me gazifikimin e thëngjillit

Megjithatë, ai theksoi se një aktivitet mjaft interesant është bërë në Kosovë kohë më parë.

Sipas Shllakut Kosova ishte vendi i parë në vitin 1970 që gazifikoi qymyrin, të cilin e eksportoi edhe në Maqedoninë e Veriut.

Prandaj, ai argumentoi se qymyri mund të përdoret për të prodhuar edhe produkte të tjera, të cilat janë më pak të dëmshme për mjedisin në krahasim me djegien e tij për të prodhuar energji elektrike.

“Sigurisht se të flasësh për investimet në qymyr, nuk e sjellin vetëm atë klishen e zakonshme ku thotë se këtu keni qymyrin, e marrim një qibrit ja fusin zjarrin… dhe përfundimisht kemi rrymën. Por ka edhe shumë shumë mënyra të tjera”, tha ai.

“Kosova është e para që në vitin 1970 e ka startu, e ka filluar punën, me gazifikimin e thëngjillit. Gazifikimin e thëngjillit është gjysma e kimizmit të thëngjillit, edhe që e ka derogativin e asaj që quhet përsëri proces termik, por normal proces termik i cili del nga një seri lëvizje, reaksionesh kimike, që e shëndrron thëngjillin në gaz”, theksoi ai.

“Ne kemi prodhuar në këto 18 vjet, e që kur pyes njerëzit që merren në këtë lami a e dini se Kosova dikur ka prodhuar gaz thonë jo nuk e di”, tha ai.

“E kemi vetëm 3-4 kilometra largë, 32 hektar i zë ai vend, ato impiante të stërmëdha brenda, ne, pak kush, nëse i pyesim politikanët sepse nuk i kom ndi tu fol, unë besoj që pjesa më e madhe e tyre do të thonte jo cka ka lidhje Kosova me gazin”, sqaroi ai.

“Kosova ka shumë lidhje me gazin, ka prodhuar me qindra miliona metra kub gaz, dhe Kosova aq më tepër mbi gazin e prodhuar, që e ka djeg dhe e ka cuar në katër anë, me fjalë tjera e kemi rrjetin e ka cuar në Shkup, e ka cu në Elez Hanë, në Kacanik, e ka cu në Ferronikël, në Trepc, edhe në ngrohtoren e Prishtinës”, tha ai.