Search

Shkenctarët thonë se një ‘super-rrjet’ në verilindje të Azisë sjellë çmimin prej 5 cent për KWh nga BRE-të

14 Prill, 2021


Disa shkenctarë Kinez kanë propozuar ndërtimin e një “super-rrjeti” që do të lidhte ekonomitë gjigante të Azisë Veri – Lindore, ndërsa kanë theksuar se kjo do të bënte energjinë nga burimet e ripërtërishme më të lirë se sa thëngjilli.

Kina, Rusia, Mongolia, Korea Jugore, Korea Veriore dhe Japonia, të gjitha këto vende do të ishin të kyçura në këtë “super-rrjet”. Ndryshe, ky rajon aktualisht konsumon një të tretën e energjisë elektrike në botë, ndërsa kërkesa pritet të dyfishohet deri në 2050.

Sipas studimit projekti do të kushtonte rreth 2.6 miliardë dollar, investimet përfshijnë edhe bateritë për të kontrolluar luhatjet në prodhim të rrymës nga BRE-të

Sipas studimit hidroenergjia, energjia nga era, dhe ajo solare do të mund të kushtonin vetëm 5 cent për kilovat për orë, përafërsisht sa kushton një kilovat i prodhuar sot në termocentralet në Kinë.

Zhang Ning, një profesor i inzhinierisë elektrike tek Universi Tsinghua, kishte shkruar në studimin e publikuar se rrjeti i propozuar do të “ngriste ndjeshëm proporcionin e energjisë së pastër në sistemet e furnizimit të energjisë”, raporton e përditshmja South China Morning Post.

Idea e një rrjeti regjional është duke u përfolur për disa vite tashmë. Në vitin 2018, një studim nga Kepco, ndërmarrja shtetërore energjetike e Koresë Jugore, vlerësoj se kostoja e implementimit të linjave të transmetimit do të ishte rreth 6 deri në 7 miliardë dollar Amerikan.

Interkonektuesi kryesor do të kishte një kosto rreth 2.6 miliardë dollar, teksa përfaqëson një linj nënujore të gjatë prej 370km duke lidhur kështu portin Kinez të Ëeihai me Incheon në Kore.

Ndërsa 2.1 miliardë dollar të tjerë do të nevojiteshin për të lidhur qytetin Rus, Vladivostok, me Korenë Veriore, me linja tokësore të gjata deri në 1,000km.

Tutje, poashtu është propozuar që bateri për ruajtje të energjisë do të shoqëronin linjat e transmetimit për të zbutur luhatjet në prodhim të energjisë.

Tensionet në mes të disa kombeve duket se do të shtyejnë procesin për një datë të papërcaktuar

Me përjashtim të Koresë Veriore, pesë kombet që do të përfitonin nga rrjeti kanë nënshkruar një numër të marrëveshjeve në princip këto vitet e fundit.

Elementi i ri paraqet mundësin për të lidhur vendet të cilat të varura rëndë nga burimet fosile, si Japonia dhe Korea Jugore, me energjinë relativisht të lirë nga era që vije nga Mongolia, energjinë solare nga Shkretëtira Gobi që gjindet në Kinë dhe Mongoli dhe energjinë nga hidrocentralet nga Rusia.

Idea e një rrjeti regjional duket se ka gëzuar një shtytje në bazë të disa zotimeve nga Kina, Japonia dhe Korea Jugore për të dekarbonizuar sistemet e tyre energjetike brenda dekadave të ardhshme, dhe nevojat e vazhdueshme të këtyre vendeve që të shkepusin ekonomitë e tyre nga nafta e vendet e Lindjes së Mesme.

Mirëpo, një vështirësi për një rrjet të këti niveli do të ishin padyshim tensionet gjeopolitike në mes disa kombeve që potencialisht do të përfshiheshin në këtë projekt.

Kështu, e përditshmja Kineze, South China Morning Post, ka komentuar që lidhjet diplomatike në mes të Japonisë dhe Koresë Jugore janë në pikën më të ulët në dekadat e fundit, dhe që ekziston tension në mes të Kinës dhe Japonis, dhe se Japonia dhe Rusia kanë ende diskutime për të bërë për fatin e disa ishujve.