Search

SHBA-të shënojnë rekord të konsumit të energjisë së ripërtëritshme në 2020

June 21, 2021


Të dhënat të paraqitura nga Agjencia e Informacionit të Energjisë bëjnë të ditur se në vitin 2020 konsumi i energjisë së ripërtërishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje, rritje që regjistrohet për vitin e pestë me rradhë.

Në këtë mënyrë, trendi në vitin 2020 shënoj vitin rekord me 11.6 kuadrilion njësi termike britanike (Btu), ose 12% e konsumit total të energjisë në SHBA.

Sipas EIA, energjia e ripërtërishme ishte burim i vetëm i energjisë në konsumin e energjisë në SHBA që kishte pësuar rritje në 2020 nga 2019, duke lënë të këptuar rrjedhimisht një ulje për konsum të burimeve fosile dhe energjinë bërthamore.

Energjia nga era – burimi më i konsumuar i energjisë së ripërtërishme në SHBA

Energjia nga era, apo energjia elektrike e gjeneruar nga turbinat erës, pothuajse totalisht konsumohet nga sektori energjisë elektrike.

Sipas të dhënave energjia nga era përllogaritet të jetë përgjegjëse për rreth 26% të konsumit total të energjisë së ripërtërishme në SHBA për vitin 2020.

Po kështu, të dhënat bëjnë të ditur se energjia nga era ka parakaluar hidro-energjinë në vitin 2019 duke u bërë burimi më i konsumuar nga të gjitha burimet e ripërtërishme në baza vjetore në SHBA.

Në vitin 2020, konsumi i energjisë nga era është rritur për 14% krahasuar me vitin 2019.

Konsumi i hidroenergjisë: vlerat pothuajse të njejta sikurse në gjysmëshekullin e fundit

Hidroenergjia, apo energjia elektrike e gjeneruar nga turbinat e fuqizuara nga uji, është poashtu pothuajse e konsumar e gjitha nga sektori i energjisë elektrike.

Të dhënat tregojnë që rreth 22% e totalit të konsumar të energjisë së ripërtërishme në SHBA vije nga hidroenergjia.

Mirëpo, të dhënat poashtu zbulojnë se konsumi i energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet ka qëndruar relativisht i njëjtë që nga vitet 1970, veçuar këtu disa luhatje marrë parasysh reshjet sezonale dhe kushtet e thatësirës.

Biomasa përgjegjëse për 22% të energjisë së ripërtërishme të konsumuar në SHBA

Energji nga druri dhe mbetjet, duke përfshirë peletin, dhe biomasën nga deponitë e mbeturinave, përllogaritet të jenë përgjegjëse për rreth 22% të konsumit të energjisë totale nga energjia e ripërtërishme në SHB në 2020.

Sipas të dhënave të EIA, industria, aktivitetet komerciale, por edhe energjia elektriek përdor drurin dhe mbetjet si karburant për të gjeneruar energji elektrike, nxehtësi, dhe për të prodhuar të mira.

Biokarburantët pësuan rënie të ndjeshme për shkak të pandemisë

Në anën tjetër, biokarburantet, duke përfshirë etanolin e karburantit, bionaftën dhe lëndët djegëse të tjera të ripërtërishme, përllogariten të përbëjnë rreth 17% të energjisë së ripërtërishme të konsumuar në SHBA për vitin 2020.

Mirëpo, të dhënat theksojnë se biokarburantet kanë rënë për 11% krahasuar me vitin 2019, në masë të madhe këtu duke i’u falenderuar rënies në përdorim në sektorin e transportit në SHBA përgjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19.

Krahasuar me vitin 2019, energjia solare në SHBA është rritur për 22%

Ndërsa krejtësisht në fund, energjia solare. Sipas të dhënave të akumuluara nga Agjencia e Informacionit të Energjisë së SHBA, energjia solare ishte përgjegjëse për rreth 11% të energjisë së ripërtërishme të konsumar në SHBA për vitin 2020.

Mirëpo, të dhënat theksojnë se kjo shifër ka gëzuar një ngritje të kënaqshme, me një rritje në konsum prej 22% nëse krahasojmë konsumi ne regjiustruar në vitin 2019.

Emetimet e CO2 nga sektori i energjisë në SHBA kanë rënë për 11% në 2020

Lexo më shumë