Search

Emetimet e CO2 nga sektori i energjisë në SHBA kanë rënë për 11% në 2020

14 Prill, 2021


Sipas të dhënave të publikuara nga EIA, emetimet e dioksidit të karbonit nga sektori i energjisë në SHBA kanë rënë për 11 përqind në vitin 2020, kryesisht për shkak të ndikimeve të krizës pandemike dhe kufizimeve.

Në sektorin e energjisë elektrike në SHBA, më së shumti është shënuar rënie në emetimet nga qymyri për rreth 19 përqind. Emetimet e CO2 nga sektori i gazit natyror kanë shënuar rritje për 3 përqind.

Në vitin 2020, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri në SHBA po pësonte rënie, prodhimi i rrymës nga burimet e ripërtëritshme ka vazhduar rritjen. Prodhimi i rrymës nga burimet e erës dhe ato solare kanë shënuar rritje prej 17% në vitin 2020.

Kjo mbështetje e SHBA-ve në energji të ripërtëritshme nga energjia me burim qymyrin e ka ndihmuar këtë vend të zvogëlojë emetimet e karbonit në sektorin e prodhimit të rrymës.

Emetimet e CO2 kanë pësuar rënie edhe në sektorët e transportit, komercial, industrial dhe rezidencial

Edhe në sektorin e transportit, emetimet e CO2 në SHBA kanë pësuar rënie prej 15% gjatë vitit 2020, kryesisht për shkak të mobilitetit më të ulët për shkak të krizës pandemike. Edhe në sektorin komercial, emetimet e ndërlidhura me përdorimin e energjisë elektrike kanë rënë për 12%.

E përvec transportit dhe sektorit komercial, rënia e emetimeve të CO2 është shënuar edhe në sektorin industrial dhe rezidencial për 8%, respektivisht 6%.