Search

SHBA dhe Gjermania në bashkëpunim për Klimë dhe Energji, investimet në Evropën lindore pjesë e planeve

16 Korrik, 2021


Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden dhe Kancelarja Merkel kanë lansuar dje Partneritetin për Klimën dhe Energji SHBA-Gjermani.

Si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të adresuar rreziqet e ndryshimit klimatik, ky bashkëpunim do të forcojë edhe më tutje ambiciet klimatike dhe do të thellojë bashkëpunimin për politikat dhe teknologjitë e qëndrueshem të nevojitura për të përshpejtuar të ardhmen botërore net-zero, është shkruar në njoftim.

Në këtë mënyrë, sipas njoftimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania do të investojnë në një ekonomi të qëndrueshme që shtyenë përpara zhvillimin gjithëpërfshirës, mbështet komunitetet, dhe krijon vende të reja të punës dhe një mjedis të shëndetshëm në të dy anët e Atlantikut dhe më gjerë.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania synojnë që Partneriteti të përfshijë tre fusha kryesore të bashkëpunimit

Sipas lajmit të publikuar nga vetë Shtëpia e Bardhë, dy gjigandët dhe liderët ekonomik në botë synojnë në masë të madhe avansimin e teknologjive të qëndrueshme për të lehtësuar dhe përshpejtuar përpjekjet për tranzicion energjetik, duke përfshirë këtu edhe ekonomitë në zhvillim që konsiderohen emetuesit kryesor dhe në rritje në botë.

Në këtë mënyrë, janë përcaktuar tri fusha të cilat bashkërpunimi i formuar në mes të SHBA dhe Gjermanisë synon që t’i adresojë, Veprimi Klimatik, Teknologjitë e Energjisë Transformuese, dhe Tranzicionet e energjisë në ekonomitë në zhvillim.

Mbase e rëndësishme të theksohet është se fusha e fundit, Tranzicionet e energjisë në ekonomitë në zhvillim, synon që të përshpejtojë përpjekejt për energji të qëndrueshmë në ekonomitë në zhvillim, ku theks të veçant këtu morri Ukraina.

Poashtu të mobilizojnë investimet në energji të qëndrueshme në emetuesit kryesorë dhe në rritje në të gjithë botën si ato në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Veprimi Klimatik: SHBA dhe Gjermani do të shtyjnë për të rritur ambicien globale të klimës dhe për të punuar në mënyrë bilaterale dhe multilaterale për të përshpejtuar arritjen e një të ardhmeje net-zero.

Tutje, në njoftim është nënvizuar se kjo fushë do të përfshijë zhvillimin e udhëzuesëve dhe politikave afatshkurtëra dhe afatgjate për të ulur emetimet dhe për të mbajtur limitin prej 1.5 shkallë Celsius; mobilizimin e financave për zhvillim të qëndrueshëm; avancimin e dekarbonizimit sektorial dhe adresimin e ndotësve të klimës jetëshkurtër; dhe koordinimin e interesave të përbashkëta në forumet shumëpalëshe duke përfshirë Konferencën e Palëve të Konventës Kuadër të KB për Ndryshimin e Klimës dhe gjurmët e klimës në G20 dhe G7.

Teknologjitë e Energjisë Transformuese: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bashkëpunojnë në zhvillimin dhe vendosjen e teknologjive të energjisë.

Në këtë mënyrë njoftimi ka nënvizuar se kjo përbënë një iniciativë për të avansuar teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme dhe integrimin e tyre në rrjet duke përfshirë këtu edhe kapacitete për ruajtje të energjisë; bashkëpunimin për teknologji të qëndrueshme për hidrogjen; bashkëpunim në masa të efiçensës përgjatë ndërtesave dhe sektorëve industrial; rritja e adoptimit të automjeteve elektrike; promovimin e komercializimit të teknologjive nga institucionet kërkimore në industri; avancimin e sistemeve të energjisë së besueshme dhe elastike dhe zinxhirët e furnizimit; bashkëpunimin në sistemet e përparuara të energjisë së qëndrueshme ndërsa promovojnë përfshirjen, mbështetjen e komuniteteve dhe forcimin e fuqisë punëtore; dhe koordinimin në forume shumëpalëshe të energjisë duke përfshirë gjurmët e energjisë në G20 dhe G7, Inovacionin e Misionit, Ministrinë e Energjisë së Pastër, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë dhe IRENA.

Tranzicionet e energjisë në ekonomitë në zhvillim: SHBA dhe Gjermania do të bashkëpunojnë pë rtë përshpejtuar energjinë e qëndrueshmë në ekonomitë në zhvillim që konsiderohën kritike për të adresuar krizën klimatike dhe për të evituar përdorimin e energjisë si mjet shtrëngues.

Në njoftim është theksuar se do palët do të mobilizojnë investimet në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë transformimin energjetik të Ukrainës, efiçensën e energjisë, dhe sigurinë energjetike.

Tutje, do të mobilizojnë investimet në energji të qëndrueshme në emetuesit kryesorë dhe në rritje në të gjithë botën si ato në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Për të zhvilluar politika energjetike dhe rregullativa për të rritur adoptimin e energjisë së ripërtëritshme të energjsië dhe alternative të tjera të qëndrueshme si hidrogjeni.

Palët do të ndjekin teknologji dhe bashkëpunim për asistencë teknike me ekonomitë kryesore në zhvillim për të shpejtuar veprimet vendimtare për të frenuar emetimet këtë dekadë dhe për të mundësuar tranzicione të shpejta neto-zero.

Tutje, sipas njoftimit, Partneriteti për Klimën dhe Energjinë, do të bashkëkryesohet nga Emisari Special Presidencial për Klimë dhe Sekretarja për Energji, ndërkaq nga ana e Gjermanisë do të udhëhiqet nga Ministri i Ekonomisë sidhe Ministri i Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Bërthamore, me një pjesëmarrje nga Departamenti Shtetëror i SHBA, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, sidhe agjenci të tjera relevante.