Search

Shala: KEK-u ka rënie fitimi për 91.9 milionë euro gjatë vitit 2023

30 Prill, 2024


Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka kërkuar llogari për, sipas tij, rënien ekonomike të fitimit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Nga 105.1 milionë euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milionë euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milionë eurove, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020”, shkroi ai në Facebook.

Ai shtoi se të dhënat janë të bazuara në raportin vjetor të KEK-ut për vitin 2023.