Search

Serbi, ankandet e para të BRE do të shpallen në TM3 2022

02 Qershor, 2022


Ministria e Minierave dhe Energjisë së Serbisë tha se ankandet e para për dhënien e koncesioneve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme do të shpallen në tremujorin e tretë të këtij viti. Njoftimi ishte vonuar tashmë në dy raste, fillimisht ishte planifikuar për në fund të vitit 2021 dhe më vonë u shty për në fillim të vitit 2022.

Ministria sqaroi se, der në fund të këtij viti, do të miratohen disa akte nënligjore që do të mundësojnë zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e burimeve të rinovueshme, duke lejuar gjithashtu nisjen e premium ankandeve të BRE-ve.

Në fund të vitit 2021, qeveria e Serbisë aprovoi një Dekret në kuotën e sistemit premium të tregut për parqe të erës, përcjell News Serbia Energy.

Dekreti ishte adoptuar në mënyrë që të rritet prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme dhe për të krijuar një treg kompetitiv të BRE-ve në Serbi.

Premiumet do të jepen në ankandet e BRE-ve, që do të përfundohen në bazë të kuotave të përshkruara nga Qeveria.

Ankandi i parë me energji të erë do të mabhet në 2022 me një kapacitet prej 400MW.

Termocentralet që kualifikohen për të marrë pjesë në ankandin e BRE-ve duhet të kenë kapacitet të instaluar më shumë se 500kW, me përjashtim të fermave të erës ku minimumi rritet në 3MW.

Gjithashtu, Këshilli i Agjencisë së Energjisë së Republikës së Serbisë ka marrë një vendim në përcaktimin e cmimit maksimal të blerjës në ankande për energji elektrike nga parqe të erës.

Cmimi maksimal i blerjës të energjisë elektrike të prodhuar në parqe të erës me një kapacitet të instaluar prej më shumë se 3MË është 5.57 eurocent/kW.

Ankandi i parë i BRE-ve do të ketë tre lote – kapaciteti total është 100 MW

Lexo më shumë