Search

Sektori i transportit në BE dështon me emetimet, niveli i CO2 i njëjtë pavarësisht mjeteve elektrike

25 Janar, 2024


Bashkimi Evropian nuk ka arritur të reduktojë emetimet e automjeteve në 10 vitet e fundit. Ky është përfundimi i raportit të ri të Gjykatës Evropiane të Auditorëve. Dhe rezultati është i tillë pavarësisht se rregullat tashmë janë më strikte për prodhuesit e makinave.

Edhe pse motorët e rinj me benzinë dhe naftë tani janë më miqësorë me mjedisin, makinat janë bërë më të mëdha dhe më të fuqishme dhe si rezultat, emetimet e dioksidit të karbonit mbeten të larta.

Ulja e emetimeve synohej edhe për shkak të përhapjes së mjeteve elektrike në të gjithë Europën. Megjithatë, Bashkimi Europian po përballet me sfida sa i përket sigurimit të lëndës së parë për prodhimin e baterive për këto mjete.

Emetimet e lëndëve djegëse fosile në BE arritën nivelin më të ulët në 60 vite

Lexo më shumë

Emetimet e dioksidit të karbonit nga sektori i transportit kanë vazhduar të rriten. Në vitin 2021, ato përbënin 23% të emetimeve totale të gazeve serrë të Bashkimit Europian. Automjetet e pasagjerëve janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e kësaj ndotjeje.

Ndryshe, Bashkimi Evropian nxori 8% më pak dioksid karboni nga lëndët djegëse fosile që dogji në vitin 2023 sesa në vitin 2022, duke i ulur këto emetime në nivelin më të ulët në 60 vjet.

Kështu rezulton sipas analizës nga Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (Crea).

Raporti zbuloi se më shumë se gjysma e rënies së emetimeve erdhi nga përdorimi i energjisë elektrike më të pastër.