Search

Rekord i ri: 60 euro një ton CO2

31 Gusht, 2021


Kosto e emetimit të karbonit ka arritur rekord të ri prej 61 eurosh për një ton, ndërsa prodhuesit e rrymës në BE po përballen me vështirësi në sigurimin e gazit nga Rusia dhe fuqia e erës ka rënë dukshëm, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Tregtimi i certifikatave të dioksidit të karbonit brenda sistemit të BE-së për tregtim të emetimeve (EU ETS) ishte shumë i ngadaltë në seancën e tregtimit të mbajtur ditën që po lëmë pas, gjë që nxiti edhe luhatjen e çmimeve.

Sipas kontratave standard, çmimi i një toni të dioksidit të karbonit për emetimet që kishin ndodhur gjatë muajit dhjetor u rrit në vetëm tre cent nën 61 euro për ton. Në seancën paraprake të tregtimit, para fundjavës, çmimet kishin arritur në 59 euro për ton.

Kësisoji, çmimi u rrit 85% që nga fillimi i vitit. Në dhjetor çmimi ishte vetëm 31 euro për ton.

Gazi dhe rritja e kërkesës për rrymë ka ndryshuar lojën

Gazi ka ndryshon lojën. Mosmarrëveshjet rreth gazsjellësit Nord Stream 2 dhe kundërshtimi nga SHBA-të ka penguar dërgesat e gazit nga Rusia në bazat Evropiane para fillimit të sezonit të ngrohjes. Këto mosmarrëveshje janë duke shkaktuar kriza të reja në furnizimin me gaz.

E ndërsa temperaturat e larta kanë bërë që konsumi të rikthehet në nivelet para pandemisë dhe projektet e erës dhe ato solare nuk janë zhvilluar mjaftueshm për të përballuar këtë rritje disa vende në Evropë kanë rikthyer termocentralet me qymyr.

Kësisoji, kërkesa më e madhe për energji ka nënkuptuar edhe kërkesë më të madhe për leje të emetimeve të CO2, ndërsa në anën tjetër BE është duke reduktuar numrin e këtyre lejeve, që ka ndikuar në rritjen e çmimit.

Zhvillimi i hovhshëm post-pandemik i ekonomisë ka shkaktuar probleme në furnizimin me rrymë

Çmimet e rrymës në Gjermani dhe Spanjë janë duke arritur rekorde të reja. Një nga faktorët kryesor që ka ndikuar në këtë është rikthimi i hovhshëm ekonomik pas mbylljes për shkak të pandemisë.

Prodhuesit dhe furnizuesit po kanë vështirësi të mbulojnë këtë kërkesë në rritje për rrymë.

Për më shumë, në pjesë të madhe të Evropës kontinentale e sidomos në Gjermani, analsitët presin zvogëlim të fuqisë së erës, kësisoji tregjet energjetike po shfrytëzojnë më shumë burime të karburanteve fosile për rrymë, se ato të ripërtëritshme.