Search

Raci: Në marrëveshjen e 2013-ës, lufta e Tahirit ka qenë marrja në menaxhim e Vallaqit

23 Qershor, 2022


Analisti politik Gazmir Raci e ka komentuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, e cila u nënshkrua para dy ditësh mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Raci, në një intervistë në “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë që marrëveshja e vitit 2015 ndryshon me atë të 2013-ës te çështja e Vallaqit, për të cilën thotë se ish-kryenegociatorja Edita Tahiri në marrëveshjen e parë kishte arritur ta fusë nën kontroll të plotë.

“Në bazë të asaj që kam vërejtur dje dhe sot te harta e zbatimit të marrëveshjes së vitit 2013 me atë të 2015-ës, ka një ndryshim te çështja e Vallaqit. Ndryshimi është që në marrëveshjen e 2013-ës asokohe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka arritur ta fusë Vallaqin nën kontroll të plotë dhe në 2013-ën fjalia kryesore ka qenë rilidhje me Vallaq”.

Kadriu: Valaqin në Evropë e njohin si pronë të KOSTT, kjo çështje është kryer në vitin 2020

Lexo më shumë

“Nuk është e definuar çështja e marrjes së urdhrave nga Qendra Nacionale e Dispeçerisë që është në KOST, kjo është shumë me rëndësi. Poashtu dhe këtu nuk e kemi parë një definim të qartë sa i përket të punësuarve. Aty ata të punësuar deri tani kanë qenë më dy kontrata nga Serbia dhe nga KOSTT-i dhe një kohë i kanë marrë nga dy rroga”, tha ai.

Ish-këshilltari i ish-kryenegociatores kosovare Edita Tahiri tha që definimi i menaxhimit të Vallaqit ka qenë i precizuar qartë në marrëveshjen e vitit 2013.

“Definimi i menaxhimit të Vallaqit ka qenë saktë i precizuar në paragrafin e fundit të pikës së pestë të 2013 dhe në atë kohë ka qenë lufta më e madhe e Tahirit me palën serbe dhe Bashkimin Evropian që me e fut nën menaxhim Vallaqin, pa pasë nevojë me përdor Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës. Çështjen e aksesit nuk e di se si do ta zbatojë qeveria e Kosovës do ta shohim në praktikë, por unë mendoj që ka dallim”, tha ai.