Search

Qeveria ndan 40 milionë euro për KOSTT-in për rrymën në veri

10 Gusht, 2022


Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pagesë në vlerë prej 40 milionë euro. Propozimi për ndarjen e mjeteve erdhi nga Ministri i financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se 40 milionët po ndahen në mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me ENTSO-E, Rrjetin Evropian të Transmisionit dhe Tregut, dhe të respektohen obligimet që dalin nga kjo marrëveshje.

“Ndërmarrja KOST po kalon nëpër vështirshi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-së në mënyrë që të vazhdohet të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të zbatohet marrëveshja që ka qenë për dy vite dhe tani është koha që të vazhdohet. Kërkesa ka qenë për mbështetej të ndërmarrjeve publike, aprovohet ndarja e 40 milion eurove”, ka thënë Murati.

Në anën tjetër, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka quajtur vendim të rëndësishëm ndarjen e 40 milionë eurove për KOSTT-in.

Kryeministri Kurti për REL: ‘Nuk mund ta paguajmë më rrymën në veri’

Lexo më shumë

Ajo ka përmendur edhe udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, i cili parasheh një afat kohor për realizimin e kesaj marrëveshje.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të jemi konstruktiv që t’i realizojmë pikat tona, nga ana tjetër jemi të obliguar zotimet që i kemi marrë ndaj Entsoi-s te cilat parashohin qe Kosova përfshinë të gjithë territorin, ne jemi përgjegjës dhe çfarëdo rrjedhe krijon kosto për ne. Vlera e ndarë parasheh që të përmbushen detyrimet deri në kohën kur kalon afati i udhërrëfyesit”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës më parë kishte autorizuar KOSTT-in që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensoheshin “nga dividendë apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”, me ç’rast ishin ndarë 11 milion euro.