Search

Qeveria e RMV-së përsëri edhe këtë vit do të ofroj mbështetje që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike

02 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 4 minuta

Qeveria maqedone do të vazhdojë ta mbështesë SHA EMV-në për të mos u rritur çmimi i energjisë elektrike për qytetarët, tha sonte ministri i Financave Fatmir Besimi.

“Në Buxhetin e këtij viti janë paraparë €225 milionë për përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë për përballimin e krizës, një pjesë e të cilave është dedikuar për EMV-në”, është deklaruar Besimi.

Ai theksoi se gjatë sezonit të kaluar të ngrohjes në EMV janë transferuar gjithsej €320 milionë nga Buxheti që të mos shtrenjtohen rryma dhe ngrohja qendrore dhe me uljen e TVSH-së si mbështetje për faturat më të ulëta janë shtuar edhe €70 milionë, ose gjithsej gati €400 milionë që të mos rriten çmimet e energjensave.

“Mendoj se është mirë që në faturat e energjisë elektrike që marrin qytetarët të tregohet shuma e subvencionit që marrin, sepse janë paratë e tyre që vijnë nga taksat që paguajnë. Qytetarët duhet të dinë se ku shpenzohen paratë e tyre dhe është vetëm politikë e Qeverisë që ta japë subvencionin. Besoj se në faturat për këtë vit duhet të qëndrojë edhe flamuri evropian sepse Bashkimi Evropian na ka dhënë €84 milionë si grant për ta përballuar krizën energjetike këtë vit”, tha Besimi.

Ai nuk e përjashton mundësinë që flamuri evropian të përdoret për të bartur zgjidhje ligjore për taksën e solidaritetit, e cila pritet të derdhë €70 milionë në Buxhet, e cila është ngecur në Komisionin parlamentar amë për Financim dhe Buxhet ku presin edhe dy zgjidhje të tjera ligjore nga paketa e reformës. Edhe pse tashmë ka kaluar afati – 31 maji, deri në të cilin duhet të ishin dorëzuar llogaritjet për taksën e solidaritetit, thotë se afati mund të korrigjohet me amendamente.

Në përgjigje të një pyetjeje ai theksoi se nuk ka pasur sulm hakeri ndaj arkës dhe shtoi se ai funksionon pa të meta dhe se të gjitha pagesat bëhen pa probleme.

Ai shpjegoi se komentet e hakerëve burojnë nga luftërat e shpeshta hibride që po bëhen në shekullin e 21, siç ishte rasti me hakerimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor.

“Ndonjëherë i gjithë sistemi testohet si masë parandaluese, ka pasur një rast kur është dashur të riparohet transferimi i zyrës së arkës nga Shkupi në selinë qendrore dhe vetëm atë ditë pagesat janë bërë manualisht. Por nuk ka asnjë ngecje, janë bërë të gjitha pagesat dhe nuk ka vend për spekulime”, thekson Besimi.
//Telegrafi