Search

Qeveria e Maqedonisë Veriore propozon zgjatjen e krizës së energjisë elektrike për gjashtë muaj

02 Dhjetor, 2021


Qeveri e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një zgjatje prej gjashtë muajve të gjendjes së krizës për shkak të vështirësive në furnizim me energji elektrike dhe situtatën aktuale në tregjet energjetike.

Qeveria do të propozoj tek parlamenti aprovimin e zgjatjes së gjendjes së krizës deri më nëntë qershor, është thënë në një deklaratë, përcjell SeeNeës.

Gjendja e krizës lejon autoritet që të marrin masa të ndryshme, duke përfshirë edhe ndërhyrje financiare, për të siguruar furnizim shtesë të energjisë elektrike nëse është nevoja.

Në fillim të maujit nëntor, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar një gjendje të krizës 30 ditëshe pasi prodhimi i energjisë elektrike në termocentralin REK Bitola ishte ndaluar në disa raste pë shkak të keqfunksionimeve.

Ndryshe, termocentrali REK Bitola është kapaciteti primar i gjenerimit të energjisë elektrike i Maqedonisë së Veriut

Në të njëjtën kohë, ndërmarrja shtetërore e energjisë elektrike e Maqedonisë së Veriut, ESM, është duke u përballur me një mungesë të thëngjilli, pavarësisht planeve të shpallura për të rritur prodhimin e energjisë nga qymyri për të përmbushur kërkesën nga kompanitë vendase gjatë krizës energjetike.

Qeveria poashtu ka theksuar se do të fus në operim termocentralin e naftës TEC Negotino, që ishte dominant për 12 vite, nga dhjetori 2021 deri në prill të 2022 për të përmbushur kërkesën për energji elektrike.

Maqedonia e Veriut: Qytetarët para një goditjeje të madhe çmimi, energjia elektrike mund të rritet me 20 për qind

Lexo më shumë