Search

Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK

31 Tetor, 2023


Shoqata Sindikale e punëtorëve të sigurimit fizik në KEK ka protestuar dje para të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ata thanë se kërkesa e tyre tash e disa kohë është që të kthehen në kuadër të kësaj kompanie.

Protestuesit bënë thirrje që të kthehen në shtëpinë e tyre, dhe kërkuan mostenderimin e këtij departamenti.

Nuk është hera e parë që kjo sindikatë përmes protestave paraqet të njëjtat kërkesa.