Search

Prodhimi i rrymës nga era në Greqi arrinë në 55%

20 Janar, 2023


Më 18 janar, prodhimi i rrymës nga turbinat e vendosura në sipërfaqe të tokës në Greqi ka qenë më i lartë se gjysma e prodhimit të gjithmbarshëm të rrymës në këtë vend, raporton Balkan Green Energy News.

Përmes një postimi në Twitter, Shoqata Helene për Energji të Erës ka thënë se të mërkurën, më 18 janar, Greqia ka qenë e para në Evropë për nga pjesëmarrja e prodhimit të rrymës nga era, dhe se atë ditë, 55% e rrymës elektrike në këtë vend është prodhuar nga turbinat e erës të vendosura në sipërfaqe të tokës.

Sipas kësaj shoqate, rekordi paraprak për pjesëmarrjen e rrymës së prodhuar nga turbinat e vendosura në sipërfaqe të tokës është shënuar në Spanjë, kur ky lloj turbinash kishte prodhuar rreth 49% të energjisë së gjithëmbarshme elektrike në këtë vend, transmeton Kosovo.Energy.

Trendi pozitiv i prodhimit të rrymës nga era në Greqi ka vazhduar dhe si rezultat, çmimi mesatar me shumicë i shitjes së energjisë elektrike më 18 janar ka qenë 58.44 euro për një megavat orë.