Search

BERZH dhuron kredi prej 26 milion eurosh për ndërtimin e dy parqeve të erës në Poloni

19 Janar, 2021


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhuruar kredi prej 26 milion eurosh për projektet e prodhimit të energjisë elektrike nga era në verilindje të Polonisë. Projektet kanë kapacitet të përgjithshëm të instaluar të gjenerimit prej 51.4 megavatësh.

Bëhet fjalë për parkun në Mlaua me 37.4 megavat orë kapacitet të instaluar dhe të vendosur 110 kilometra në verilindje të Varshavës dhe Grajueo me 14 megavat orë kapacitet të instaluar, të vendosur 60 kilometra në jugperëndim të Sualki.

Përvec kredisë së dhuruar nga BERZH, parqet e erës kanë pranuar kredi edhe nga DNB.

Taaleri Solaë Wind Fund II nga Helsinki dhe Masdar nga Abu Dhabi do të ndërtojnë dhe operojnë me parqet e erës. Që të dy projektet do të përfitojnë nga skema e përkrahjes për energji të ripërtëritshme në Poloni.

Polonia është duke bërë përpjekje të zvogëlojë varshmërinë nga prodhimi i energjisë nga qymyri, që vlerësohet si i dëmshëm për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Këto dy parqe të reja të prodhimit të rrymës nga era do të ndihmojnë në zovgëlimin e emetimeve të dyoksidit të karbonit për 126,000 ton në vit si dhe do të ndihmojnë Poloninë të arrijë caqet e BE-së mbi klimën dhe energjinë për vitin 2030, që përfshijnë zvogëlimin e 40 për qind të emetimeve të gazërave serë.