Search

Pjesa dërrmuese e amvisërive në SHBA kanë përdorur gazin natyror në vitin 2020

28 Mars, 2023


Në vitin 2020, 61% e amvisërive në SHBA kanë përdorur gazin si burim energjetik për të paktën një funksion, sipas një studimi të ri për konsumin e energjisë në sektorin rezidencial.

Ngrohja e hapësirës, ujit dhe gatimi, ishin ndër funksionet kryesore për çka gazi ishte përdorur në më shumë. Për më shumë, më shumë se gjysma e amvisërive në SHBA kanë përdorur gazin natyror për ngrohje të hapësirës.

Ndërsa gazi në amvisëritë në SHBA kryesisht përdoret për ngrohje të hapësirës, ujit dhe për gatim, një pjesë e tyre gazin e përdorin edhe për tharje të rrobave, pjekje dhe gatim në ambiente të hapura si dhe për xhakuzi.

Rreth 12% e të anketuarëve kanë thënë se kanë qasje në gazin natyror, por që nuk e përdorin atë për asnjërin funksion.

Amvisëritë që nuk kanë përdorur gazin përkundër që të njejtin e kanë të disponueshëm, kanë thënë se kryesisht përdorin energjinë elektrike për të njejtat funksione.