Search

Për 5 vite, Kosova subvencionoi thëngjillin dhe linjitin me 47 milion euro

05 Gusht, 2022


Sipas raportit të fundit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, prodhimi i energjisë elektrike nga thëngjilli dhe linjiti po subvencionohet në mënyrë direkte edhe në rajonin e Evropës Juglindore, dhe atë më së shumti në Ukrainë, Serbi dhe Bosne dhe Hercegovinë.

Përveç këtyre, edhe vendet tjera në rajon kanë subvencionuar thëngjillin në mënyrë direkte, thotë raporti.

Kosova ka subvencionuar në mënyrë direkte thëngjillin me 47 milion euro në periudhë pesë vjeçare, ndërsa vetëm në vitin 2020 ky sektor në Kosovë ishte subvencionuar me 5.61 milion euro, raporton Kosovo.Energy.

Gjatë vitit 2020, Kosova ka subvencionuar thëngjillin me mesatarisht 0.94 euro për çdo megavat orë të prodhuar.

Pala kontraktueseTotali i subvencioneve direkte për vitin 2020
Bosna dhe Hercegovina34.53 milion euro
Kosova5.61 milion euro
Mali i Zi0.25 milion euro
Maqedonia e Veriut0.70 milion euro
Serbia35 milion euro
Ukraina342.74 milion euro
Totali418.83 milion euro

Në rajon, thëngjilli dhe linjiiti janë subvencionuar më së paku në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, raporton Kosovo.Energy.

“Në vitin 2020, niveli i subvencioneve ishte më i vogël krahasuar me vitin paraprak, dhe atë tek të gjitha palët kontraktuese përveç në Bosne dhe Hercegovinë. Të dhënat për vitet 2016-2020 tregojnë se Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po shënojnë trend të uljes së subvencioneve”, thuhet në raport.

Ndryshe, në periudhën 2018-2020 Kosova ka subvencionuar thëngjillin dukshëm më pak se në vitet 2016-2017.

Subvencionet për thëngjillin dhe linjitin çrregullojnë tregjet elektroenergjetike si dhe pengojnë performancën financiare dhe ekonomike të këtij sektori, raporton Kosovo.Energy.

Pala kontraktueseTotali i subvencioneve direkte për vitet 2016-2020
Bosna dhe Hercegovina176.06 milion euro
Kosova46.96 milion euro
Mali i Zi3.60 milion euro
Maqedonia e Veriut11.18 milion euro
Serbia327.64 milion euro
Ukraina1640.63 milion euro
Totali2206.06 milion euro

“Ato shpesh mbajnë nën operim termocentrale jo-profitabile dhe jo-efiçiente si dhe miniera qymyri, duke dhënë kështu sinjale të gabuara tek investitorët potencial dhe konsumatorët. Për më shumë, mbështetja e vazhdueshme në subvencione vështirëson tranzicionin energjetik dhe arritjen e qëllimeve për neutralitet ndaj karbonit”, thuhet në raport.

Në raport Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka kërkuar nga palët kontraktuese të rishikojnë politikat dhe strategjitë energjetike menjëherë, raporton Kosovo.Energy.

“Këto duhen shoqëruar nga plane gjithpërfshirëse për eliminimin e subvencioneve energjetike për thëngjillin dhe linjitin, të përcjellura nga një fazë graduale dhe e qëndrueshme e largimit të qymyrit”, thuhet në raport.