Search

Parlamenti Evropian vonon vendimin për vendosjen e taksës kufitare të karbonit – CBAM

10 Qershor, 2022


Në një votim të befasishëm, anëtarët e Parlamentit Evropian hodhën poshtë një sërë propozimesh ligjesh brenda paketës klimatike Fit-for-55, duke përfshirë pozicionin e asamblesë mbi negociatat për të futur Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit – një taksë karboni për mallrat e importuara dhe energjinë elektrike.

Rishikimi i Sistemit të Tregtimit të Emetimeve të Bashkimit Evropian (EU ETS) është në pritje për momentin.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergyneës, ku është raportuar se Parlamenti Evropian ka votuar kundër propozimit për të përfshirë sektorë të tjerë të ekonomisë si ndërtesa dhe mallra dhe për të rritur gamën e skemës në një total prej 61% të emetimeve të gazrave serrë në BE, nga aktualisht sa është 43%.

Gjegjësisht, mocioni fillestar ishte miratimi i 67% si pozicion negociator, por më vonë u arrit një kompromis për lehtësimin e rregullit.

Nga ana tjetër, ajo udhëhoqi grupet socialdemokrate dhe të gjelbra – të cilët janë në favor të një objektivi më ambicioz – dhe të djathtës ekstreme për të tërhequr mbështetjen.

Dështimi i propozimit kryesor hoqi legjislacionin CBAM dhe Fondit Social të Klimës

Mocioni atëherë është rikthyer në një komitet relevant për diskutime të më tejshme.

Rezultati suprizues poashtu theksoi dështimin për legjislacionin në prezantimin e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit ose CBAM – në thelb një taksë karboni për mallrat e importuara dhe energjinë elektrike, dhe Fondi i Klimës Sociale, i cili do të përdorte të ardhurat nga ETS e BE-së për të ndihmuar popullatën e cenueshme.

Pjesa kryesore e legjislacionit supozohej të çonte në një ulje të numrit të lejimeve të emetimit të karbonit me 70 milion në 2024 dhe 50 milion në 2026.

Komisioni Evropian fillimisht propozoi të tërhiqte 117 milion kredi karboni në 2024. Paketa Fit-for-55 parashikohet të reduktojë emetimet deri në vitin 2030 me 55%.

Parlamenti Evropian miratoi një pozicion negociues që të gjitha makinat dhe furgonët e rinj do të duhet të kenë zero emetim deri në vitin 2035.

CBAM ka të ngjarë të ndikojë financiarisht në vende si ato të Ballkanit Perëndimor dhe Turqia

Skema supozohet t’u bëjë presion atyre për të përshpejtuar dekarbonizimin, veçanërisht në sektorin e energjisë, pasi ajo prek prodhimin e energjisë elektrike dhe industritë me intensitet energjie, duke përfshirë çelikun dhe çimenton.

Në një votim të veçantë plenar, eurodeputetët miratuan qëndrimin e tyre mbi rregullat e propozuara për të rishikuar standardet e performancës së emetimeve të CO2 për makinat dhe furgonët e rinj.

Me tekstin e miratuar për negociatat me shtetet anëtare, ata mbështetën masat e hartuara nga Komisioni Evropian për të arritur lëvizshmërinë rrugore me zero emetim deri në vitin 2035. Objektivat e ndërmjetme të reduktimit të emetimeve për vitin 2030 do të vendoseshin në 55% për makinat dhe 50% për automjetet e lehta komerciale.