Search

Paralajmërohet mbledhja vjetore e Iniciativës për rajone të qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë

11 Qershor, 2021


Më 23-24 qershor do të mbahet mbledhja vjetore e iniciativës për rajone të qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë, ka njoftuar Komisioni Evropian në uebfaqen zyrtare.

‘Kjo ngjarje ka për qëllim të përkrahë dialog të hapur dhe gjithpërfshirës në largimin e qymyrit dhe tranzicionin e drejtë në burime të qëndrueshme të energjisë në Bosne dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Ukrainë’, shkruan në njoftimin e publikuar.

Ndryshe, ngjarja do të bashkojë përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe rajonale, organizata ndërkombëtare, sektorët e energjisë, organizata jo-qeveritare, pjesëtarë të akademisë, bizneset dhe mediat.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të mësojnë mbi sfidat kryesore të dekarbonizimit të sektorit të energjisë në rajone qymyri, ndikimin socio-ekonomik të tranzicionit dhe perspektivat kryesore të këtij procesi.

‘Ngjarja gjithashtu do të njoftojë mbi përfitimet e bashkëpunimit ndër-kuftiar, shembujt pozitv të tranzicionit energjetik në vende të ndryshme si dhe do të krijojë sinergji me Iniciativën për rajone të qymyrit në tranzicion në Bashkimin Evropian’, thuhet në njoftim.